Kosovë, 30 ditë paraburgim për Naser Kelmendin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2013, 11:03
Naser Kelmendit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ka konfirmuar zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeljeviç.Dëgjimi fillestar ka nisur të mërkurën, me kërkesë të prokurorit publik.Afati prej 48 orësh paraburgim i Kelmendit, skadonte të enjten në mbrëmje.Prokurori i çështjes Eric Larson kërkoi paraburgim prej 30 ditësh.Mbrojtja ka propozuar që gjykata të refuzojë këtë kërkesë për shkak të mungesës së provave, ka thënë avokati i Kelmendit, Osman Cucoviç.Naser Kelmendi, kosovari më i rrezikshëm në Evropë u arrestua nga policia e Kosovës ditën e djelë.Përkrah emrit të liderit të kartelës meksikane të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe atij të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah, Kelmendi llogaritet si personi më i rrezikshëm në Evropë për interesat amerikanë.Banka Federale e Shteteve të Bashkuara ka kërkuar ngrirjen e të gjitha aseteve të tij në Mal të Zi. Në Bosnjë janë mirë të njohur edhe tre djemtë e Naser Kelmendit Elvisi, Liridoni dhe Besniku.Në vitet e fundit, së bashku me babanë e tyre, në Prokurorinë e Kantonit të Sarajevës janë grumbulluar disa kallëzime penale të cilat kanë të bëjnë me vrasje, tentim-vrasje dhe sjellje të dhunshme. Që nga viti 2009, mediat kanë shkruar hapur se Kelmendi është njëri nga tregtarët më të mëdhenj të drogës në Ballkan, por ai vetë e ka mohuar fuqishëm.Policia e Serbisë e ka cilësuar si organizator dhe financues kryesor të trafikut të heroinës, që nga Turqia dhe Shqipëria arrin në Pejë dhe më pastaj, përmes Rozhajës, në Novi Pazar dhe nga aty në Evropën Perëndimore.