Nikoliç: Serbia më e fortë se NATO-ja në Kosovë
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka deklaruar se Beogradi nuk do të mund të qëndronte duarkryq karshi ndonjë përpjekjeje eventuale që në Kosovë të përsëritet dhuna e vitit 2004, por do të ishte pikëpyetje e madhe nëse Serbia do të mund të përgjigjej me forcën që do të dëshironte. “Serbia, si shtet, ushtarakisht është më e fuqishme sesa shqiptarët dhe NATO-ja posedojnë në Kosovë, dhe nuk e shtroj pyetjen nëse mund t’i mbrojmë serbët nga ndonjë ndjekje e re, por shtrohet pyetja nëse në atë moment Serbia do të hynte në luftë me NATO-n dhe a është ajo sa duhet e fortë që ta mbijetojë atë luftë”, ka thënë Nikoliç për televizionin shtetëror serb.Presidenti serb ka thënë se Serbia nuk do të sulmojë dhe as të rrezikojë askënd derisa të ketë mundësi për bisedime, por nuk do të mund të rrinte duarkryq në qoftë se dikush provon të përsëris ngjarjet e para dhjetë viteve.Ai ka thënë se në Bruksel janë ndërprerë bisedimet në mes palëve negociuese të Prishtinës dhe Beogradit, për shkak se nuk është realizuar plani i shqiptarëve që të harrohet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve.Nikolic ka thënë se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se do të kërkojë mbështetje “derisa të ketë qoftë edhe vetëm një mik në botë”.