Ligj kundër racizmit, Greqia gati paketën që ashpërson dënimet
Ministria e Drejtësisë greke ka gati një projektligj kundër racizmit, të cilin do të hedhë për konsultim dhe më pas për miratim në Parlamentin helen.Projektligji parashikon për të gjithë ata që nxisin dhunën raciale të përballen me denime si heqje lirie, privim të të drejtave politike, por edhe gjoba të mëdha.Nga këto dënime nuk përjashtohen as politikanët me retorike raciste. Në këto raste do t'u hiqet automatikisht imuniteti parlamentar të gjithë atyre që nxisin dhunën raciale kundër personave të ndryshem, lavdërojne nazistët dhe përshëndesin në mënyrë naziste.Nëse shpallen fajtorë nga gjykata, do të jenë të privuar prej të drejtave të tyre politike, nga 2 deri 3 vjet, dhe nëse personi që kryen këto akte është lider i një partie, atij do t'i ndërpritet edhe financimi shtetëror.Personat e dyshuar do të dënohen jo vetëm për veprimet me motive raciste, por edhe për fjalimet e kësaj natyre. Në dënimet më të ashpra përfshihen: burgimi me gjashtë vjet dhe gjoba deri në 20.000 euro.Ky ndyshim me ligjin kundër racizëm vjen pas futjes në Parlamentin grek të Partisë neonaziste Agimi i Artë , pas së cilës është regjistruar një rritje e sulmeve me motive raciste. Vetëm gjatë viti të kaluar janë regjistruar 154 raste të tilla, prej të cilave tre kanë përfunduar në vrasje, ndërsa 66 kanë shkaktuar lëndime të rënda.Ndërsa për herë të parë të gjitha partitë politike kanë rrënë dakord për këtë projektligj përvec Partisë Agimi i Artë, kreu i së cilës, Nikos Mihaloliakos ka shrehur se eshte hartuar vetem per te ndalur fuqinë e partisë së tij.Ndërkaq lajmi vjen vetëm një ditë pasi Kongresi Botëror i hebrenjëve të martën shprehu shqetësim në lidhje me shfaqjen e partive të tilla neo-nazistesi Agimi i Artë në Greqi dhe jobik në Hungari. Kongresi i ka bërë thirrje qeverive europiane të marrin në konsideratë qe këto parti neo-naziste të vihen jashtë ligjit të cilat janë një kërcënim për demokracinë dhe për të drejtat e minoriteteve.