Vrasja e dy të moshuarave, babai i Kacanollit këmbëngul në pafajësinë e djalit

Fari Kaçanolli, babai i Artur Kacanollit, i cili u dënua pak ditë më parë me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy të moshuarave në Durrës, thotë se gjykata e Durrësit dha dënim ekstrem pa prova për djalin e tij, njëkohësisht nipi i njërës prej dy viktimave të dy shtatorit 2014. Fari Kacanolli shkon dhe më tej kur kërkon pushkatim për të birin nëse ka një provë të vetme që ta implikojë në vrasje.Fari Kaçanolli: Djali ishte në gjumë me mua. E ka provuar dhe hetuesia. Telefoni e nxjerr 13 km nga vendi i ngjarjes. Unë pretendoj për pafajësi, dhe dëmshpërblim moral dhe material. Nëse provohet qoftë dhe 1 %, jo burg përjetë por pushkatim edhe mua bashkë me djalin tim.Fari Kacanolli pohon se do ta apelojë vendimin dhe do kërkojë rigjykim të çështjes.Fari Kaçanolli: I thirra të dy djemtë dhe u thashë. Kam kohë për të të fshehur. Kam aq miq e shokë të të mbaj edhe 20 vjet në Shijak pa të gjetur njeri. Më pa në sy dhe më tha: Si të shkon mëndja mor babë"Artur Kacanolli, nipi i viktimave Gjinovefa dhe Elsa Vava, Indrit Shaqja dhe Vilson Elmazi, u dënuan nga Gjykata e Durrësit pak ditë më parë me burgim të përjetshëm për për vjedhje me pasojë vdekjen e dy kunatave të moshuara në Durrës, ngjarje e ndodhur në 2 shtator 2014./Oranews.tv/