Basha takim me banorë të Krujës: Pushteti i qytetarëve jo i qeveritarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me banorë të disa fshtrave në Krujë dhe Fushë Krujë, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e vështirë ekonomike. Basha ka deklaruar se PD ofron një model të ri, sipas të cilit pushteti është i qytetarëve dhe jo i qeveritarëve.Situata e vështirë ekonomike dhe papunësia kanë qenë shqetësimet që i kanë përcjellë banorët e disa fshatrave në Krujë dhe Fushë-Krujë kryetarit të [pozitës, Lulzim Basha.Banori: Ne e prodhojmë misrin me 350 lekë dhe e shesim me 300 lekë, jam vetë i teti, të gjithë hanë pensionin tim (pension invaliditeti ), 150 mijë lekë ilaçe në muaj me duhet t'i blej. Kështu jo vetëm unë, po janë 70% të këtij vendi.Banori: Të gjithë kalamajt i kam me shkollë të lartë. Asnjë s'kam në punë. Ta dija kisha mbajt ato lekë (të arsmimit)  dhe të paktën kishin ngrënë bukë këto kohë. Tani sesi do shkojë fundi jonë?! Jam vetë i pesti.Banori: Ka 3 vjet që brenda Muqinës nuk ka hyrë eskavator, me përgjegjësi ua them, nëse ka kund letra, kund dokumenta ballafoqohena. Nuk ka hyrë skavator, uji del, perrmbytja brehet, nuk pastrohet asnjer kanal.Basha:  1. 2 miliard dollarë i kanë marrë borxh në dy vjet e gjysëm. Me 1.2 miliardë dollarë kishin mbaru argjinaturat prej Vjosës deri në Drin, prej burimit deri në Adriatik e në Jon. Por s'ka asnjë investim.Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka theksuar se një model i ri do tu ofrohet qytetarëve nga Partia Demokratike ku pushteti është i qytetarëve dhe jo i qeveritarëve, siç ndodh sot.Basha: Paratë dalin nga xhepat tuaja. Dhe dikush vendos atje që nuk do të vijnë në Bilaj e Murqin por do shkojnë të bëhen kullë në Korçë e Lngomare që s'po mbaron kurrë në Vlorë. Skemë e pastër korrupsioni.Sa më gjatë rrinë në televizor Kryeministri aq më e madhe është rrena, aq më e madhe është vjedhja, aq më i madh është mjerimi.Basha zhvilloi takime me banorë të zonave Murqi, Bilaj, Thumanë, Nikël, Krujë dhe Fushë-Krujë.