Lirohen aktivistët e Shoqërisë Civile: Parkun do ta mbrojmë

Disa orë pasi u shoqëruan në komisariatin e Policisë, aktivistët e Shoqërisë janë lënë të lirë. Ata kanë deklaruar se do të vijojnë kauzën e tyre për mbrojtjen e parkut të liqenit të Tiranës, duke mos lejuar ndërtimet.Eljan Tanini: Parku do të mbrohet me shpirt nga qytetarët e Tiranës. Si ka mundësi si mund të arrestohen disa të rinj që ishin për të mbrojtur parkun? Mendjen bashkë, zemrën bashkë, e ardhmja është e jona. Parku do të mbrohet në mënyrë të gjelbër me pëmë.“Kam qenë në spitalin Ushtarak, më kanë future në sallën e operacionit dhe kam reaguar pak para se unë të bëhem operacion. Ajo që ka qenë e tmerrshme është se policët kanë ushtruar dhunë ndaj nesh. Është shkelur çdo konvente e të drejtave të njeriut. Në kauzën do ta çojmë deri në fund“, tha një tjetër aktivist i Shoqërisë Civile.