Përkujtohet eksodi, 25 mijë shqiptarë që mbërritën në Portin e Brindizit

25 vite më parë , më 6-7 mars 1991, rreth 25 mijë emigrantë shqiptarë zbarkojnë brenda dy ditëve në portin e Brindizit.Në bordin e anijeve të vjetra tregtare, por dhe të çdo lloji tjetër mjeti lundrues, me mijëra shqiptarë ia mbathnin nga Shqipëria e zhytur në një krizë të thellë ekonomike ku e kishte lënë regjimi 50 vjeçar i diktaturës komuniste.Në natën e 6 marsit 1991 anijet shqiptare "Tirana" e "Iliria" me rreth 6500 emigrantë mbërijnë në tokën italiane e bllokohen nga kapiteneria e portit me urdhër të prefektit të Brindizit Antonio Barrel.Pas tyre mbërrin anija "Apollonia" e gjatë gjithë natës deri në mëngjesin e 7 marsit mijëra shqiptarë të tjerë të nisur nga porti i Vlorës e Durrësit  mbërrijnë në portin e Brindizit. Në orën 10.00 të mëngjesit të 7 marsit urdhërohet zbritja e tyre në tokë.Mediat lokale të kohës informojnë mbi një situatë dramatike, higjenike e humane. Mijëra shqiptarë të uritur e ta paveshur, mes të cilëve mjaft gra e fëmijë, kishin  mbushur hapësirën e betonuar në portin e Brindizit. Mijëra të tjerë kishin mundur t'i shpëtonin mbikqyrjes së forcave të rendit duke populluar rrugët e qytetit.Autoritetet  locale në Brindizi deklaruan pamjaftueshmërinë e forcave e mjeteve për të përballuar këtë eksod, duke kërkuar ndihmën e qeverisë, ndërhyrjen e ushtrisë e të mbrojtjes civile.Kryetari i Bashkisë së Brindizit Giuseppe Marchionna regjistron në mediat lokale radio e Tv mesazhin:  "Shqiptarët e mbërritur në Brindizi kanë vetëm uri e ftohtë. Ndihmoji!"Brenda pak orësh kudo në qytet u ngritën pikat e ndihmës ndaj shqiptarëve ku grumbulloheshin ushqime e veshje.Ministri i asokohe i Mbrojtes Civile Vito Lattanzio ngarkohet nga qeveria qëndrore për të koordinuar e përballuar këtë situatë të jashtëzakoshme.Rreth 36 shkolla në provincën e Brindizit u vunë në shërbim të strehimit të emigrantëve shqiptarë që i kishin kaluar këto netë në qiell të hapur, mbi bordurat e portit apo më fatlumët në vagonat e vjetër të trenave.Me urdhër të kryetarit të Bashkisë mensat e punonjësve kudo në qytet gatuan çdo ditë rreth 2000 racione më shumë në ndihmë të emigrantëve. Solidariteti i qytetatëve të Brindizit ndaj shqiptarëve qe i jashtëzakoshëm.Radio lokale Dara e Ciccio Riccio shpërndanin apel në gjuhën shqipe në ndihmë të atyre që kishin humbur kontaktet me të afërmit ose miqtë.Ndërkohë mijëra shqiptarë të tjerë kishin mbërritur me anije në portet e Otrantos e Monopolit.Brenda dy ditësh numri i shqiptarëve përllogaritej rreth 25 mijë e vetëm pas tre javësh nisi shpërndarja e trasportimi i tyre nga rajoni i Pulias në rajone e provinca të tjera italiane.anija me emigrante anija anijaaa anije anijeeee dsfgsdagfdg emigrantet shqiptare fdghsfdhsfdh/Oranews.tv/