Tragjedi në Egje, 18 të vdekur nga mbytja e një varke, 3 fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2016, 20:23
Të paktën 18 persona janë mbytur si pasojë e fundosjes së një varke e cila transportonte klandestinë, ndërsa 15 të tjerë janë shpëtuar nga ekipet e rojës bregdetare turke.Sipas rojeve bregdetare “varka me klandestinë të cilët po përpiqeshin të kalonin ilegalisht drejt Greqisë është fundosur në ujerat e Mavishehirit”.“Roja bregdetare dërgoi menjëherë drejt vendngjarjes 3 anije dhe një helikopter, duke arritur të shpetojë 15 perosna”, sipas të njëjtave burime./ata/