I maskuar vodhi dy tableta në dyqanin e një kompanie telefonike, kapet
Policia e Sarandës ka arrestuar në kushtet e flagrancës një 38-vjeçar teksa i maskuar po vidhte dyqanin e nje kompanie celulari në lagjen numër 3 të qytetit të Sarandës, pranë spitalit.Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, por është raportuar vetëm në mbrëmje nga policia. Gligor Karo sipas bluve po vidhte disa aparate tekonologjike.“Shtetasi: Gligor Karo, në orët e para të mëngjesit të sotëm, i maskuar me kapuç të zi në kokë dhe në vend të dorezave në të dyja duart ka përdorur "çorape" të bardha, ka thyer me mjete të forta (gurë) xhamin e një dyqani në lagjen nr.3 të Sarandës dhe ka vjedhur 2 aparate "Tableta-iPad" me vlerë totale 40.000 lekë (2×20.000) dhe në tentativë për të marrë edhe aparate të tjera celulare, nuk ka mundur t'i marrë pasi ka dalë me shpejtësi nga dyqani”.Në momentin që ka marrë këto 2 tableta, sapo ka dalë nga dyqani nëtentativë për t'u larguar është kapur dhe arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Policisë së Sarandës për veprat penale "Vjedhje" dhe "Shkatërrim prone".