Artistikja “Rilindja”, Rama dhe Nikolla inspektuan rikonstruksionin e shkollës

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla gjatë qëndrimit në Vlorë vizituan edhe shkollën artistike “Rilindja”, ku me një investim prej 56 milion lekësh janë rikonstruktuar ambjentet e brendshme dhe terrenet sportive.Tashmë edhe kjo shkollë është rikoncepruar jo vetëm si një mjedis ku jepet mësim, por klasat e pikturës, të muzikës, kabineti i informatikës si dhe terrenet sportive janë në dispozicion të nxënësve edhe ditën e shtunë për aktivitete jashtë shkollore.Gjithashtu kryeministri Rama inspektoi punimet për shëtitoren në vijën bregdetare të Vlorës ku janë përmbyllur rreth 40% e punimeve dhe brenda dy javëve pritet të nisë faza e dytë, mbjellja e pemëve përgjatë saj.