Digjet automjeti në lëvizje, shkak një mase në sistemin elektrik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2016, 17:46
Një automjet në Fier është shkrumbuar nga flakët.Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:25 në aksin rrugor Fier –Vlorë, ku mjeti tip “Ford”me targa AA 351 MI në pronësi të shtetasit, Arben Mone, ka marrë zjarr në lëvizje si rezultat i një mase në sistemin elektrik.Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime, por makina është dëmtuar plotësisht.Në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikëses të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Në momentin e djegies, mjeti ndodhej shumë pranë një pike karburanti.Grupi hetimor po kryen veprimet proçeduriale dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.