Dëmshpërblimi nga përmbytjet, Totozani: Do të vazhdojmë ndjekjen e çështjes
Prej katër vitesh banorët e Nënshkodrës nuk marrin dëshpërblimin që u takon për shkak të përmbytjeve. Banorët përballë kësaj situate dhe protestave të vazhdueshme, i janë drejtuar sërish me një kërkesë avokatit të Popullit Igli Totozanit, ku i kërkojnë ndërhyrje për çeshtjen e parave. Duke i cilësuar si të ligjshme kërkesat e tyre, avokati Igli Totozani u shpreh:Igli Totozani, Avokati i Popullit: Është një çështje që është e njohur dhe ne do të vazhdojmë ndjekjen e saj, jo vetëm nëpërmjet raportit që është raporti im i parë si avokat populli, por dhe një rekomandimi të ardhshem. Së dyti gjatë gjithë kësaj kohë dhe me dëshirën e qytetarëve që kishin ardhur në zyrën tonë do të vazhdojmë të bashkëpunojmë që nese nuk do të kenë rezultatet tona do ti orjentojmë ata drejt rezultateve më të përshtatshme institucionale. Totozani është njohur edhe me problemin e banorëve që preken nga rikonstruksioni i stadiumit "Loro Boricci", të cilët pretendojnë se aksioni për prishjen e banesave të tyre I penalizohen padrjetësisht. Avokati I siguroi banorët se do të nisë verifikimet për këtë cështje.Igli Totozani, Avokati i Popullit: Do ta ndjekim në vazhdimësi pasi kanë bërë ankesën për të parë dhe dokumentacionet e tjera. Por këtu do të fillojmë tek ekzistenca e një konsultimi publik dhe pastaj do të vazhdojmë me ndjekjen e procedurave.Do të nisim studimin, nuk është normale që për një parkim tre vjecar me u prish banesatNë qytetin e Shkodrës janë mbi 20 objekte të cilat rrezikojnë të shemben, për t'i hapur vend rikonstruksionit të stadimit "Loro Boricit"./Oranews.tv/