Vasili-Idrizi të zhgënjyer nga humbja e Tiranës: Bashkia ti kthejë dinjitetin ekipit

Derbi i kryeqytetit ka tërhequr dhe vëmendjen e politikanëve, për cilësinë e lojës dhe rezultatet.Pas humbjes së Tiranës, përballë Partizanit, kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili dhe kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi janë shprehur të zhgënjyer dhe kanë kërkuar nga Bashkia e Tiranës më shumë vemendje ndaj ekipit bardheblu.Në një reagim për median, Petrit Vasili thotë se ndër vite Bashkia e Tiranës e ka lënë skuadrën pas dore, ndaj kërkohet një reflektim urgjent për këtë gjendje.Vasili: Kryeqyteti meriton një skuadër dinjitoze. Bashkia si aksionere është larg detyrimeve që ka. Duhet të ketë një reflektim urgjent nga ana e Bashkisë së Tiranës. Këshilltarët bashkiakë duhet të reagojnë për këtë situatë pasi jeta e kryeqytetit është e varfër pa futbollin. Duhet që të respektohet tradita dhjetëra vjeçare e Sport Klub Tiranës. Shqetësimit të Vasilit i është bashkuar edhe kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, i cili thotë se Tirona është krenaria e kryeqytetit e meriton vemendjen e Bashkisë.Idrizi paralajmëron se këshilltarët e PDIU në Këshillin Bashkiak do ta të ngrenë këtë çështje.Pas ndeshjes së të premtes, Partizani mbetet në vendin e dytë me 52 pikë, 1 pikë larg kryesuesve, ndërsa Tirana në vendin e tretë me 39 pikë.