Kamerat e sigurisë në shkolla, Qeveria tender 5 milion dollarë për fituesin
5 milion dollarë është fondi limit i vënë në dispozicion nga qeveria për fituesin e tenderit "Rritja e sigurisë fizike e dixhitale në shkollat e arsimit të mesëm".Projekti përfshin 60 shkolla në të gjithë vendin 6 prej të cilave janë në Tiranë.“Petro Nini Luarasi” është një prej shkollave e cila do të pajiset me kamera sigurie brenda dhe jashtë ambienteve të shkollës.Sipas Drejtores aktualisht shkolla ka vetëm tre kamera sigure jashtë ambienteve, të cilat nuk mjaftojnë.Bracaj: Këto kamera që mendohet të vihen sot, mendohet të vihen jo thjesht për monitorim, por do të kenë dhe sinjalizimin. Ajo që unë kam kërkuar faktikisht prej kohësh është pjesa e monitorimit edhe brenda. Duke parë vendosjen e kamerave jashtë ku çdo gjë është e kontrolluar dhe çdo individ kontrollon sjelljen e tij, kam kohë që kërkoj të vendosen kamerat dhe brenda shkollës, në korridore.Sipas drejtores Bracaj përfshirja e gjinamzit “Petro Nini” në listën e shkollave ku do të vendosen kamera sigurie është bërë për dy arsye:Bracaj:Edhe numri i nxënësve, sepse kemi shumë nxënës. Por edhe zona që jemi afër Bllokut, të jetë më i identifikueshëm negativi.Përveç Tiranës kamera sigure do të vendosen edhe në qytete të tjera si Berat, Elbasan, Korçë, Gjirokaster etj