Nis manifestimi tradicional "Epopeja e UÇK-së", përcillen mesazhe bashkimi
Kosova ka përkujtuar përkujton sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij në betejën e Prekazit duke nisur kështu manifestimet për Epopenë e UÇK-së.Presidentja në ikje, Atifete Jahjaga, tha se kjo ditë simbolizon bashkimin për ta ndërtuar shtetin, pa e sfiduar demokracinë e brishtë të Kosovës, duke ia përshtatur kështu mesazhin klimës politike në vend.Jahjaga: Kosova është amaneti dhe forca e tyre dhe guximi ynë për ta bërë vendin e ëndrrave për të gjithë ata që jetojnë në të, pa dallim, të dinjitetshëm dhe të barabartë. Është atdheu i njerëzve të lirë, një vend që diversitetin etnik, kulturor e fetar e ka shndërruar në vlerën më të madhe të shoqërisë. Një vend në paqe me të gjithë. Sot është dita që simbolizon bashkimin e qytetarëve të Kosovës rreth një synimi të përbashkët për ndërtimin e një vendi të zhvilluar e të përparuar, demokratik e shumë kulturor. Është dita kur duhet më shumë respekt e dashuri për shtetin tonë, për atdheun tonë, pa e sfiduar demokracinë e brishtë. Sot është dita kur mendohet për të ardhmen e gjeneratave të reja, duke lënë anash dallimet politike. Duke hequr dorë nga inatet dhe ego, dhe duke punuar fortë për realizimin e aspiratave tona.Në një linjë ishte dhe Presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi.Në emër të familjes, Rifat Jashari kishte vetëm një kërkesë për shtetarët e Kosovës. Jashari: Ne duhet të jemi sy qel, të punojmë dhe të veprojmë, të ruajmë gjakun e bijve dhe bijave tona. Ta qojmë amanetin ku ata dëshiruan. Nëse punojmë së bashku, çdo gjë do të kalojmë më lehtë. Ushtarë të nderuar, mua po më kënaqet zemra, kur po u shoh juve këtu para nesh, se dikur në këtë vend këtu është rreshtuar dhe ka komanduar ushtria serbo-sllave e Beogradit.Ndërsa përfaqësuesit e opozitës bënë homazhe pranë Kompleksit Memorial të familjes Jashari në Prekaz.Haradinaj: “Kjo është një ngjarje që ka kthyer vetëdijen kombëtare për lirinë e vendit. Ne bashkëndjejmë dhimbje me familjen Jashari”.Beteja heroike e Prekazit nisi mëngjesin e 5 marsit të vitit 1998 dhe zgjati për tre ditë.Pas sulmeve të vazhdueshme të ushtrisë serbe, heroi i Kosovës dhe ish-komandati i UÇK-së ra dëshmor më datë 7 mars.