Dallëndyshe Bici: Aksioni i IKMT do të vijojë në Vlorë dhe Himarë
Pas shembjeve në Sarandë, aksioni i IKMT do të vijojë edhe në zona të tjera të jugut, si në Vlorë dhe Himare. Kryetarja e IKMT, Dallëndyshe Bici tha në një intervistë telefonike për Ora News se aksionet do të vjojnë deri në pastrimin e bregdetit shqiptar përpara nisjes së sezonit turistik.Bici: Në orën 13 u realizua shpërthimi i objektit 4-katësh në qytetin e Sarandës. Kjo ishte një kërkesë e bashkisë së Sarandës për të realizuar projektet e saj dhe për të hapur rrugen. Ne prej kohësh po punojmë me bregdetin.Janë edhe disa objekte të tjera të cilat do të shemben me fadroma.IKMT po inspekton zonën e jugut, ne do të ndërhyjmë për ta liruar bregdetin shqiptar përpara sezonit nga ndërtimet pa leje.Paralelisht me Sarandën kemi bërë insektim në Kavaja, do të vazhdojë në Himarë, Vlorë dhe më tej.