Sëmundjet e zemrës, inagurohet kabineti i kardiologjisë në QSH nr.2
Qendra Shëndetësore Nr.2 në kryeqytet tashmë do ofrojë ekzaminime të sëmundjeve kardiake për rreth 300 mijë qytetarë të kësaj qendre. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka inspektuar nga afër këtë investim ndërsa premtoi se reparte të tilla të kardiologjisë do të ngrihen edhe në 11 spitale rajonale dhe në 3 poliklinika në Tiranë. Drejtoresha e Poliklinikës së Specialiteteve Nr. 2, Mirela Hasanaj, u shpreh se kohët e fundit ka pasur shtim të rasteve me probleme kardiologjike të cilat janë zbuluar pas chek-up-it të përgjithshëm. 300 mijë banorë të kryeqytetit përfitojnë shërbim të specializuar për sëmundjet kardiake pranë qendrës shëndetësore të vendbanimit.Gjatë përurimit të Kabinetit të ri të Kardiologjisë në këtë institucion, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u shpreh se ky është një shërbim do të ofrohet edhe në 11 spitale rajonale dhe në 3 poliklinika në Tiranë.Beqaj: Të ulim sa më shumë ngarkesën në QSUT.Si ky kabinet funksionojnë tashmë që nga fillimi i vitit në 11 spitalet rajonale të vendit. Po vihen në punë në katër qendrat shëndetësore të specialiteteve që kemi në Tiranë dhe është mishërim i angazhimit tonë për burimin universal, për kontrollin parandalues.Drejtoresha e Poliklinikës së Specialiteteve Nr. 2,doktoreshë Mirela Hasanaj, ka theksuar se gjatë muajve të fundit ka patur rritje të numrit të pacientëve të cilët kanë kryer ekzaminime kardiakeHasanaj: Këtë muaj nga statistikat që kemi marrë ne si qendër shëndetësore, na është rritur shërbimi për eko kardiake për 30 pacientë që vinë direkt nga chek-up-i. Ka pasur një rritje për këtë muaj dhe për provën ushtrimore, 2-3 pacientë që duan të kryejnë provën ushtrimore të rekomanduar nga mjeku specialist kardiolog direkt nga chek-up-i.Repartet e kardiologjisë synojnë që të ulin rradhën e pritjes për një shërbim që konsiderohet me barrën më të lartë të sëmundshmërisë në vend.