Vodhi dy armë gjahu në banesën e një shtetasi, arrestohet adoleshenti

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 16 vjeçar banues në Malecaj, i dyshuar si autor i vjedhjes së një banese me 1 mars të këtij viti.Policia thotë se E.M dyshohet se është autor i vjedhjes së banesës së shtetasit Z.N, ku janë vjedhur  dy armë gjahu.Këto armë u gjetën në banesën e shtetasit E.M. pas kontrollit të ushtruar  dhe identifikimit të tij si autor i dyshuar .Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga  neni 134 i Kodit Penal.