Rihapen hetimet për ish-sportistin, gjendet një thikë në shtëpinë e O.J Simpson

Rikthehet çështja Simpson, policia amerikane po heton një thikë në lidhje  me vrasjen e bujshme dy dekada më pare.Policia  në Los Angelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po heton një thikë për të cilën thotë se e ka gjetur në shtëpinë e O.J.Simpson  ish-ylli I futbollit amerikan, i cili u shpall i pafajshëm për vrasjen e gruas së tij dhe mikun e saj  në të ashtuquajturin gjyqi i shekullit që tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës  dy dekada më parë.Kapiteni  Andre Neiman, në një konferencë për shtyp, tha se thika u dorëzua në  Departamentin e Policisë në Los Anxhelos nga një oficer në pension, të cilit ja kishte  dhënë një punëtor ndërtimi , i cili nga ana e tij deklaroi se ka gjetur në një pronë në lagjen Brentëood të Los Angeles, ku ndodhej edhe shtëpia e Simpson në kohën kur ndodhi vrasja më 12 qershor të 1994. Policia refuzoi të japë hollësira kur do të përufndojnë hetimet dhe testet për gjurmë të mundshme në thikë, por nuk mohoi edhe muindësinë që gjithçka mund të jetë një farsë.Thika e përdorur në vrasjen e ish bashkëshortes së Simpson, Nicole Broën Simpson dhe mikut të saj Ronald Goldman, nuk u gjet në kohën e gjyqit të tij për vrasje, i cili u transmetua live nga kanalet më të mëdha televizivë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Simpson u lirua nga akuzat për vrasje  në vitin 1995 , por në 97 ai u shpall përgjegjës për vdekjen e Nicole Broën Simpson dhe Ronald Goldman nga një juri gjyqësore civile ,e cila e ka urdhëruar të paguajë 33.5 milion dollarë  dëme për familjet e viktimave, një vendim që ka mbetur kryesisht i papërmbushur.