Moratoriumi i pyjeve, 750 inspektime, 4 kallëzime në Prokurori, 9 gjoba me 45 mln lekë

Vetëm 20 ditë nga hyrja në fuqi e moratoriumit të pyjeve janë vendosur nëntë masa administrative me një total prej 450 milionë lekësh të vjetra. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Inspektoratit Shtetëror të Mbrojtjes së Pyjeve, Ergys Agasi, sipas së cilit vetëm në muajin shkurt në rang vendi janë bërë nga ky istitucion 750 inspektimeVetëm 20 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit për moratoriumin e pyjeve Inspektoriati Shtëtëror i Mjedisit ka konstatur 9 shkelje ndaj të cilave janë marrë masat e nevojshme administrative duke u vendosur në total 450 mln lekë gjoba.Agasi: Vetëm në 20 ditë pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Moratoriumin e Pyjeve, janë konstatuar 9 shkelje. U vendosën  9 masa administrative me 50 milionë lekë të vjetra  gjobë secila, me një total prej 450 milionë lekë të vjetra. Rastet e ndaluara janë konstatuar në qarqet: Fier, Elbasan, Lezhë, Tiranë, Korçë (2 raste) dhe Shkodër (3 raste). Në të gjitha rastet janë sekuestruar 59 m3 lëndë drusore në total. Pavarësisht inspektimeve të shumta dhe të përditshme në terren, fokus kryesor i punës së inspektoriatit ka qënë informimi i komuniteteve lokale si dhe grupeve të interesit mbi legjislacionin në fuqi dhe masat që duhen marrë në zbatim të tijKryeinspektori Ergys Agasi në një deklaratë për mediat vuri në dukje faktin se vetëm në muajin shkurt në rang vendi nga Inspektoriati Shtëtëror i  Mjedisit janë bërë 750 inspektime.Agasi:  Në shkallë vendi, për periudhën 1 Shkurt - 3 Mars, janë kryer rreth 750 inspektime, nga të cilat për mbrojtjen e gjuetisë 150 inspektime. Për shkeljet e konstatuara janë kallëzuar në Organet e Prokurorisë 4 shtetas, si dhe janë vendosur gjithsej 52 masa administrative, dënim me gjobë në vlerën 482 milionë lekë të vjetra dhe me vlerë dëmi 1,5 milionë lekë. Për shkeljet e konstatuara janë kallëzuar në Organet e Prokurorisë 4 shtetas, si dhe janë vendosur gjithsej 52 masa administrative, dënim me gjobë në vlerën 482 milionë lekë të vjetra dhe me vlerë dëmi 1,5 milionë lekë.Përveç gjobave në pyje, janë sekuestruar armë gjahu, duke ndëshkuar autorët për gjuetinë e paligjshme, bimët mjekësore e prodhimet e dyta pyjore.Agasi u bëri apel qytetarëve që cdo rast shkelje të ligjit për moratoruimun e pyjeve ta denoncojnë në aplikacionin e ri "Mjedisi IM". Gjitashtu ISHMP ka filluar implementim e një projekti për monitorim me kamera të akseve rrugore të transportit të lëndëve drusore./Oranews.tv/