Bob Dylan, Shitet arkiva e tij personale për afro 20 mln $
Bob Dylan ja ka shitur arkivën e tij personale me shënime, poezi dhe tekste këngësh, poema, vepra arti dhe fotografi Universitetit të Tuslës, ku ato do të shfaqen për nxënësit dhe do të kurohen për ekspozita publike.Lajmi u bë publik nga vetë universiteti.Koleksioni prej 6 mijë pjesësh të ndryshme shtrihet përgjatë karrierës 55 vjeçare të Dylan dhe shumë prej tyre nuk janë parë kurrë më parë. Koleksioni është blerë nga Fondacioni George Kaiser dhe Universitetit i Tusla në Oklahoma.Koleksioni përfshi edhe regjistrime të Dylan në katalogun e tij muzikor, bashkë me qindra video e filma dhjetëra orëshe të këngëtarit.Fondacioni dhe universiteti nuk bën të ditur shumën që kanë shpenzuar për të blerë arkivën personale të Bob Dylan por sipas prestigjozes "The New york Times", shuma arrin 15-20 milionë dollarë.Tulsa është gjithashtu shtëpi e muzeumit dedikuar këngëtarit të muzikës folk Woody Guthrie.Këngëtari Dylan, sot 74 vjeç, jetën e tij personale dhe shumë sende të tij i ka mbajtur për kaq vite larg syrit të publikut, duke mos i ekspozuar.Një letër me shkrim dore ku u hodhën vargjet e para të këngës "Like a rolling stone" u shit për 2 milionë dollarë në një ankand në Nju Jork në vitin 2014, ndërsa një kitare elektrike e përdorur në 1965 në Festivalin e muzikës folk në Njuport u shit për pothuajse 1 milionë dollarë në vitin 2013.Mes sendeve, pjesë e koleksionit, është edhe korrespondenca personale e Dylan me poetin Allen Ginsberg.