Arrestohet autori i vjedhjeve të dyqaneve e banesave në 20 ditët e fundit në Sarandë

Një i ri përfundoi në prangat e policisë së Sarandës pas një operacioni të koduar "iPad-Apple".Policia tha se ka arrestuar shtetasin Elvis Zoto, 29-vjeç, pas një hetimi disaditor.Ai ka kryer një sërë vjedhjesh 20 ditët e fundit.Zoto u arrestua në flagrancë në aksin rrugor të lagjes nr.4, pranë stadiumit të qytetit.Ndaj tij, janë regjistruar të paktën katër vjedhje të ndryshme, si në banesa, dyqane dhe lokale.Materialet e përfituara si televizorë, telefona dhe kompjutera i shiste më pas.Shtetasi i mësipërm dyshohet të jetë autorë i kryerjes së 3-vjedhjeve të tjera, për të cilat Policia po punon për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.Gjatë arrestimit i janë sekuestruar 3-aparate të llojit "iPad",  1 aparat celular i llojit "HTC", si dhe dy kasetofona. /Ora News/cel