Kushtetuesja shfuqizon gjobat 5-10 mln lekë dhe gjobën për moslëshim kuponi
Gjykata Kushtetuese ka vendosur shfuqizimin e 8 neneve të ligjit për proçedurat tatimore që parashikon 10 fishim të gjobave për bizneset që kapen në shkelje. Nenet që janë shfuqizuar, janë ato që parashikojnë gjoba prej 10 milionë lekësh për tregtarët e shumicës që shesin mallrat e pashoqëruara me faturë, si dhe gjobat 500 mijë lekë për moslëshim kuponi, mosdeklarimin e pagës reale, mosdeklarimin e punonjësve te biznesi i vogël. Gjykata Kushtetuese ka vendosur shfuqizimin e 8 neneve të ligjit të proçedurave tatimore që parashikonte 10 fishim të gjobave për bizneset që kapeshin me shkelje.Vendimi është publikuar në faqen e Gjykatës Kushtetuese, e cila i ka cilësuar këto nene në papajtueshmëri me Kushtetutën e Shqipërisë.Në bazë të vendimit shfuqizohen përfundimisht gjobat prej 10 milionë lekësh për tregtarët e shumicës që shesin mallrat e pashoqëruara me faturë, si dhe gjobat 500 mijë lekë për moslëshim të kuponit tatimor, mosafishim i çmimeve, mosdeklarimin e pagës reale si dhe mosdeklarimin e punonjësve te biznesi i vogël.Shfuqizohet gjithashtu dhe neni që ngarkonte me gjobë 100% të mallit të padeklaruar dhe rivlerësim të të ardhurave për 6 muaj.Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për shfuqizimin e neneve që parashikonin: konfiskimin në fund të çdo dite të një shume jo më pak se 50 përqind të qarkullimit të realizuar në rastet e mosshlyerjes së detyrimeve tatimore, gjobën në masën 15 përqind të shumës së këstit për t'u paguar në rast vonese të parapagimit të këstit të tatim fitimit; gjoba prej 30 000 (tridhjetë mijë) lekësh për çdo mosngarkim /ngarkim të dhënave IMEI të celularëve; gjobat për kompanitë audituese që certifikojnë kompani që janë me detyrim tatimor.Ndërkohë Gjykata Kushtetuese po shqyrton padinë tjetër të bërë nga Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve për ligjin që parashikon burg për biznesmenët që shkelin ligjin.NENET QË SHFUQIZOHENNuk lëshon kupon tatimor 500 mijë lekëAdresa e padeklaruar 500 mijë lekëMosdeklarimi i punonjësve 500 mijë lekëMosdeklarimi i pagës reale 500 mijë lekëMosafishimi i çmimeve 500 mijë lekëTregton mallra pa faturë 10 milion lekëMoslëshimi i faturës tatimore 10 milion lekë