Sjelljet fashiste të Agimit të Artë në Parlamentin Evropian

Deputetë të Partisë së ektremit të djathtë Agimi i Artë bënë simbole naziste gjatë një konference në Parlamentin Evropian ku po diskutohej për të drejtat e minoriteteve në Greqi.Konferenca do të diskutonte për gjendjen e pakicave turke në Traki në veri të Greqisë. Atje është shtëpia e shumë turqve etnikë. Por, eurodeputeti grek neonazist Lampros Fountoulis bërtiti me të madhe: “Nuk ka minoritet turk. Shikoni problemet e vendit tuaj, jo të vendit tim”.Eurodeputetët më pas shpërndanë një letër për takimin, ku përshkruajnë situatën si të “neveritshme”./Ora News/