Nisma për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi dhe shfrytëzimi, merr jetë projekti i ri
Prezenca e OSBE-së, Qeveritë Italiane dhe Shqiptare fillojnë projektin e ri për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi dhe shfrytëzimiMori jetë sot projekti për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi, shfrytëzimi dhe migrimi i paligjshëm, nismë kjo e prezencës së OSBE-së dhe Ambasadës së Italisë në Shqipëri, në bashkëpunim me Koordinatoren Kombëtare për Luftën Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Elona Gjebrea dhe Kryetaren e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Ina Verzivolli.Falë këtij projekti do të fuqizohen kapacitetet e profesionistëve që merren me mbrojtjen e fëmijëve në nivel vendor, si dhe do të mundësohen kurse të trajnimit profesional dhe krijimi i shanseve për punësimin e të rinjve.Projekti ka për synim vendosjen e bashkërendimit të rregullt në nivel vendor për menaxhimin e asistencës për fëmijët viktima dhe viktimat të mundshme të trafikimit; zvogëlimin e risqeve për trafikimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve dhe të rinjve, si dhe sigurimin e mbrojtjes dhe asistencës së përshtatshme për fëmijët viktima të trafikimit dhe shfrytëzimit.Projekti pason punën që ka bërë më herët Prezenca e OSBE-së për trajtimin e fenomenit të punës së të miturve në Shqipëri.Prezenca e OSBE-së i mbështet autoritetet qendrore dhe vendore në përvetësimin e një qasjeje shumëdisiplinore e të bazuar në të drejtat e njeriut për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjen e grupeve në rrezik, siç janë fëmijët.Kjo nismë financohet nga qeveria italiane, me fonde të Bashkëpunimit italian për Zhvillim.