Mediat greke: Ja roli kyç i Shqipërisë në krizën e klandestinëve
Mediat greke kanë analizuar rolin e vendit tonë në krizën e klandestinëve dhe deklaratat e Kryeministrit Edi Rama për mos hapje të kufijve në rast të devijimit të itinerarit të mijëra njerëzve që duan të arrijnë Europën Perëndimore.E përditshmja Ekathimerini shkruan se në këtë situatë ku ndodhet Bashkimi Europian, me pjesën më të madhe të kufijve të mbyllura, kufiri greko-shqiptar nuk mund të kontrollohet, për shkak të maleve të larta dhe rrugëve të shumta që lidhin dy vendet.Megjithëse Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mund ta kundërshtojë devijimin e fluksit të emigrantëve drejt Shqipërisë, është e pamundur që ai të vendosë veton. Arsyeja është e qartë, shkruhet në artikull pasi askush nuk ka të drejtën të ndalojë lëvizjen e lirë dhe paqësore të njerëzve, për më shumë në momentin kur Shkupi e ka mbyllur kufirin.Sipas Ekathimerinit, refugjatët e bllokuar në Greqi me ardhjen e pranverës do të lëvzin drejt Shqipërisë. Shqiptarët e dinë se rrjedha nuk mund të ndalet, as në Kakavi dhe as në pika të tjera ndaj pavarësisht urdhrit të Kryeministrit tashmë është dhënë urdhri për ndërtimin e dy qendrave pritëse, një një Korçë dhe një në Gjirokastër me kapacitet total për 10 mijë persona.Emigrantët do të jetë në gjendje të hyjnë nga territoret Maqedonase dhe Kosovare në Shqipëri për të lëvizur më pas drejt veriut në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë.Korridori shqiptar mund t’i japë Greqisë një shans për të fituar kohë në menaxhimin e fluskit të madh që vjen nga turqia dhe do ti ofrojë Ba0shkimit Europian një mundësi përfundimtare për të provuar se është bashkim i miqve dhe jo i armiqve./Oranews.tv/