Frika nga refugjatët, forca të FNSH-së nisin monitorimin e kufirit të Gjelbër
Dhjetra efektivë të FNSH-së të Tiranës janë dërguar në pikat kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë të cilët janë në pritje të mbërritjes së mundshme të refugjatëve sirianë nga Greqia drejt vendit tonë. Trupat e FNSH janë vendosur në vijën së gjelbër kufitare mes dy vendeve që deri më tani, vëzhgohej vetëm përmes kamerave termike.Frika nga refugjatët sirianë, që kanë mbetur të bllokuar në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë ka detyruar autoritetet shqiptare, të dërgojë forcat speciale në kufirin jugor.Policia e Korçës konfirmon se dhjetra forca të FNSH-së së Tiranës janë vendosur në zonën e gjelbër të doganës së Kapshticës, si mbështetëse të oficerëve kufitarë.Gjithashtu strukturat e FNSH janë dërguar dhe në pikat doganore të "Qafë-Thanës", "Kapshticës", "Tre Urat", "Kakavijës" dhe "Qafë-Botës", të cilët janë në gadishmëri dhe mbikëqyrin situatën në kufi.Në Kakavijë, burime nga policia e Kufirit pohojnë se ekziston një plan masash që është mbajtur larg syrit të medias, që ka të bëjë me instalimin e forcave të FNSH të ardhur nga kryeqyteti, në gjatësinë e vijës së gjelbër kufitare mes dy vendeve që deri më tani, vëzhgohej vetëm përmes kamerave termike.Strukturat e specializuara për menaxhimin e turmave, të vendosura në kufirin jugor mbështeten dhe nga strukturat e Drejtorisë së Kufirit, të cilat gjatë kësaj kohe kanë ruajtur kontakte të vazhdueshme me autoritetet greke, për të mësuar lëvizjen e karvaneve të refugjatëve sirianë.