Statuti i PS, Komisioni i Garancive Statutore seancë dëgjimore të premten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shkurt 2016, 20:51
Në selinë e Partisë Socialiste, Grupi i Garancive Statutore ende nuk ka marrë një vendim sa i përket interpretimit që kanë kërkuar dy deputetë të Partisë Socialiste.Sipas kreut të Komisionit të Garancive Statutore është vendor të ketë një seancë dëgjimore ditën e premte.“Faleminderit që keni ardhur se kjo tregon që PS si përherë jep leksione në drejtim të demokracisë së brendshme. Komisioni i Garancive Statutore sot nuk ka marrë asnjë vendim.Gjykoi mbi kërkesën formalisht dhe ka caktuar seancë dëgjimore ditën e premte në orën 18:00.Deri atëherë nuk ka asgjë.Seancë dëgjimore me kërkuesit dhe organet përkatëse”.