Shtatë persona u vranë nga disa të shtëna me armë në Michigan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2016, 08:49
Shtatë persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e disa të shtenave me armë zjarri në qytetin Kalamazoo në Michigan të Shteteve të Bashkuara.Sipas policisë amerikane 5 persona u vranë në një restorant dhe dy të tjerë në një pikë shitjesh makina. Mes viktima u raportua edhe një 8-vjeçar.Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar një 45-vjeçar, i cili nuk bëri rezistencë kur zyrtarët policorë iu afruan për ta ndaluar, ndërsa në makina edhe armë.Nuk dihen ende arsyet se përsë personi qëlloi me armë duke vrarë 6 persona dhe plagosur 3 të tjerë.