Djali i Presidentit turk Erdogan në hetim për pastrim parash nga drejtësia Italiane

Djali i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan është duke u hetuar nga drejtësia italiane për pastrim parash.Hetimi për 35 vjeçarin Bilal Erdogan nisi pas denoncimit të kundërshtarit politik të babait të tij Murat Hakan Uzan.Murat Hakan Uzan ka deklaruar se Bilal Erdogan  duhet të hetohet për shumën e parave që ka në Itali.Nuk dihet shuma e parave të transferuara, pasi hetimi është ende në proces, por Bilal Erdogan, ka deklaruar se, është i pafajshëm ndaj akuzës.Erdogan la Turqinë gushtin e kaluar për qytetin verior italian si pasojë e një skandali të madh korrupsioni, në të cilën ai ishte në mesin e të implikuarëve.Presidenti Erdogan hodhi poshtë çështjen në atë kohë si një përpjekje të fabrikuar për të diskredituar atë dhe rrethin e tij të brendshëm.Shumë kanë spekuluar se ai u largua nga vendi për t’i shpëtuar akuzave të mundshme, por ai mohohn duke deklaruar se shkoi në Itali me gruan dhe fëmijët e tij thjesht për të ndjekur doktoraturën.