Spitali Amerikan nis zbatimin e “Terapisë Mozart” për pacientët

Nuk ka nevojë për aprovim si ilaçet e tjera, është zakonisht falas ose pak e kushtueshme, si dhe aksesohet lehtë."Terapia e Mozart", vjen për herë të parë në Shqipëri për pacientët e Spitalit Amerikan në Tiranë në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.Koncerti i parë i muzikës së dhomës në Spitalin Amerikan, solli aty 15 instrumentistë, të cilët nën dirigjimin e Angelo Gabrielli nga Instituti Italian i Kulturës performuan bashkë me disa prej solistëve të TKOB.Drejtori i Spitalit Amerikan 2, Mario Karaj, tha se projekte të tilla inovative do të vijojnë, ndërsa Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro garantoi për mbështetje.Kumbaro: Provuam të sjellim muzikën klasike pranë një ambjenti që nuk mendohet se është i bërë për muzikën, sot treguam që është e mundur. Nëse pacinetët nuk vinë dot në orkestër, opera, tek muzika klasike, vimë ne tek ata. Kjo do të vazhdojë me një seri iniciativash me karakter social.“Terapia Mozart përdor” muzikën për ti përcjellë pacientit ilaçin e qetësisë shpirtërore përballë sëmundjes.