Media dhe personalitetet britanike skeptikë për marrëveshjen e Cameron me BE-në

Marrëveshja e arritur me BE-në nga kryeministri britanik David Cameron, për të evituar një dalje të vendit të tij nga BE-ja u prit me skepticizëm nga media britanike dhe shumë krerë politikë.Më poshtë vijojnë reagimet kryesore mbi këtë çështje:“The Times” (konservatorë): “Mjaullitje e dobët”, titulli kryesor. “E dinim, që nga vendi i çokollatave, David Cameron do të sillte karamele”, shkruan e përditshmja britanike, duke ironizuar me bisedimet maratonë të Cameron me partënerët e tij si një sajim teatral.“Nuk ka shumë shumë zgjedhje të tjera përveç se të rikthehemi tek argumenti i vjetër britanik për një reformim të BE-së nga brenda se sa t’i nënshtrohemi rreptësisë së panjohur të pavarësisë së plotë”, vazhdon “The Times”.“The Guardian” (qendër e majtë): “Një paketë praktike që nuk mund të reduktohet në një maskaradë të thjeshtë”. Gazeta shpall mbështetjen për qëndrimin e vendit në BE me çdo kusht dhe i kërkon votuesve të shqyrtojnë me seriozitet reformat.“The Daily Telegraph” (konservator): “Fitore e dobët (…) Britanikët do të shohin njëri-tjetrin dhe do pyesin: Kjo është e gjitha? Duke filluar nga tani, mundimet e partisë konservatore mbi këtë çështje do të shfaqen hapur”.“Daily Express” (konservator): “Tërheqja e Cameron. Ti e quan këtë një marrëveshje Dave?”Theresa May (ministrja e Punëve të Brendshme, euroskeptike): “BE-ja është larg të qënurit perfekte dhe kjo marrëveshje duhet të bëjë pjesë në një proces të vazhduar të ndryshimit dhe reformimit (…) por për arsye të sigurisë, mbrojtjes kundër krimit dhe terrorizmit, tregtisë me Evropën dhe aksesit në tregjet botërore, interesi kombëtar është të mbetemi anëtar të BE-së” (komunikatë).Jeremy Corbyn (shefi i partisë opozitare laburiste): marrëveshja është një spektakël i pastër dhe ndryshimet e negociuara nuk kanë lidhje me problemet e shumicës së Britanikëve. Ky është një rast i munguar për të bërë ndryshime të vërteta për të cilat kemi nevojë mbi mbrojtjen e punësimit”. Corbyn garantoi se partia e tij do të bëjë fushatë për qëndrimin e Britanisë së Madhe në Evropë.Nicola Sturgeon (shefe e partisë indipendentiste skoceze SNP): “Tashmë që marrëveshja u arrit, do të merremi me gjëra më të rëndësishme, qëndrimi në BE është në interes të Skocisë dhe Britanisë së Madhe (…) Qeveria skoceze do të jetë në pararojë të këtij debati”.Nigel Farage (shef i partisë euroskeptike UKIP): “Është një marrëveshje me të vërtetë patetike. Të largohemi nga BE-ja, të kontrollojmë kufijtë tanë, të udhëheqim vendin tonë dhe të mos i japim 55 milionë sterlina çdo ditë Brukselit; Besoj tek Britania e Madhe. Jami mjaft kopetentë për të qenë një komb i pavarur dhe autonom jashtë BE-së. Është një shanc i artë”/ata/