Maskat grabisin kambistin, i marrin me dhunë 15 mijë euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2016, 21:18
Një kambist në Durrës është grabitur nga tre persona të armatosur. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, por vetëm në mbrëmje është raportuar nga policia.Sipas bluve, “më datë 20.02.2016, në lagjen Nr.3 në Durrës, 3 persona të maskuar, i kanë marrë me dhunë shumën prej 15 000 €, shtetasit: • G.K. 53 vjeç, banues në Durrës”.Në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar 13 persona me qëllim zbardhjen e ngjarjes.Efektivat e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.