Abuzimi i UKT, Ministri Tahiri: Faturat të anulohen, përgjegjësit do të paditen

Bashkia e Tiranës do të anulojë të gjitha faturat abuzive të Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, ndërsa fajtorët do të mbajnë përgjegjësi penale. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka paralajmëruar përmes një postimi në rrjetet sociale zgjidhjen përfundimtare për këtë histori abuzimi nga UKT.Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka zbritur në Kombinat, zonën ku u zgjodh deputet, për të negociuar dhe qetësuar disa banorë që protestuan kundër faturave të Ujësjellës Kanalizimeve.Pasi u njoh me këtë problem, që në fakt është i shtrirë në të gjithë Tiranën, Ministri Tahiri garantoi zgjidhje për këtë zbuzim skandaloz të UKT-së, siç e cilësoi ai.Tahiri: Do ta zgjidh unë nesër, do ti çoj këto fatura që të anullohen.Protestuesi: Po nuk u zgjidh halli do të bllokojmë prapë rrugën ne.Tahiri: Do ta zgjidhim, çfarë ka qytetarë që kanë fatura uji të mbifaturuara dhe abuzive ti mbledhim tek njësia dhe do ti anullojmë, çfarë të bëjmë ne? Do ti çoj unë në Bashki dhe do të anullohen, do ta kërkoj unë që të anullohen.Pas protestës, Ministri Tahiri ka negociuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nga i cili ka marrë premtimin për anullimin e të gjitha faturave abuzive.Vendimin Tahiri e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku në cilësinë e Ministrit të Brendshëm paralajmëroi se fajtorët do të mbajnë përgjegjësi penale.Tahiri: Mbifaturimi abuziv duhet të marrë fund menjëherë. E në qoftë abuzim i qëllimshëm, dikush duhet të mbaje përgjegjësi penale. Fola me Kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe me premtoi anulimin e faturave abuzive dhe zgjidhjen e problemit një herë e mirë. Proteste e drejtë, për një kauzë të drejtë, që do zgjidhet shumë shpejt.Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  reagoi përmes një deklarate lidhur me mbifaturimet e UKT, duke u shprehur se qytetarët nuk duhet të paguajnë asnjë qindarkë të faturuar padrejtësisht.Veliaj: Kam ndjekur me shqetësim reagimet e shumta të qytetarëve për mbifaturimet e ujit të pijshem në muajin Janar dhe kam ngritur prej disa ditësh një grup verifikimesh për të katër zonat ku janë hasur problemet. Dua t’i siguroj të gjithë se asnjë rast i verifikuar mbifaturimi nuk do të mbetet pa u anulluar dhe asnjë familje e Tiranës nuk do të paguajë padrejtësisht asnjë qindarkë.Veliaj bën me dije se ka ngritur një grup pune dhe pret që ditën e hënë të ketë një pamje të situatës, ndërsa thotë se ka kërkuar edhe mbledhjen e asamblesë aksionere të UKT ashtu sic e kërkon procedura ligjore.Postimi i Tahirit në fbtahiriiiiiiiiiiiiiiiii100200300400500