Biznesi në një “dhomë”, Crowford: Humb pavarësinë, taksë e fshehtë për biznesin

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet Shoqatës së Investitorëve të huaj në kundërshtimin që i bën projektligjit të Qeverisë, për anëtarësimin e detyrueshëm të biznesit në Dhomën Publike të Tregtisë. Sipas presidentit të Dhomës Amerikane, Mark Crowford ky draft cënon pavarësinë e biznesit, teksa pagesa e detyrueshme e anëtarësimit është një taksë e fshehtë për sipërmarjen.Pas Shoqatës së Investitorëve të Huaj, edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë kundështon ashpër projektligjin e Qeverisë për regjistrimin e detyueshëm të  biznesit në Dhomën e Tregtisë, me argumentin kryesor humbjen e pavarësisë.Mark Crowford: Biznesi është më mirë të vendosë se ku do të jetë anëtar. Nëse unë kam anëtarë që janë të detyruar të jenë me mua, do të thotë se unë jam i lidhur me shtetin. Kur e mbështes shtetin apo e kundërshtoj, nuk kam aq shumë peshë.Kreu i Dhomës Amerikane e konsideron pagesën e detyrueshme të anëtarësimit në dhomë, një taksë të fshehtë për biznesin.Pagesa aktuale e regjistrimit në një nga Dhomat e Tregtisë është 50 mijë lekë për personat juridikë.Kjo do të thotë, që mbas hyrjes në fuqi të ligjit, nga kuotat e detyrueshme te anëtarësimit, edhe nëse nuk do të rritet kuota aktuale, do të mblidhen afërsisht 10 milionë euro në vit, të cilat do të menaxhohen nga personi që do të drejtoje dhomën.Mark Crowford: Çdo gjë që bëhet me detyrim është taksë, ka taksë direkte ose indirekte. Por nëse kemi një detyrim si biznes të anëtarësohemi diku dhe është një detyrim nga shteti, kjo është një taksë jo direkte.Qeveria ka bërë shumë mirë që ka hequr taksën për biznesin e vogël, por nëse shton edhe një pagesë që është me detyrim, kjo është një taksë jo direkte.Sistemi aktual i Dhomave të Tregtisë përfaqëson veten dhe jo biznesin.Vetëm 500 nga 113 mijë shoqëri tregtare të regjistruara në vend, janë anëtarësuar në Dhomat e Tregtisë, pra rreth 0.5 përqind e gjithë bizneseve të vendit.Në fakt, gati gjysma e 12 Dhomave Rajonale të Tregtisë pothuajse nuk kanë fare anëtarë, e nuk zhvillojnë asnjë aktivitet.Ekspertët e konsiderojnë regjistrimin e detyrueshëm te biznesit në Dhomat e Tregtisë një gjetje të vendeve autokrate.Sipas tyre, ai është një sistem ku Qeveria zgjedh përfaqësuesit e kundërshtarëve që do të ketë përballë, tipik për diktaturat.