Dështon ankandi i përmbaruesve për uzinën në Drizë, raundi i dytë me gjysmë çmimi

Ankandi për shitjen e uzinës së përpunimit të naftës të rafinerisë së ARMO-s ka dështuar. Pranë kompaninë përmbarimore EPSA, që ka zhvilluar dje pasdite ankandin, nuk u paraqit asnjë ofertë. Uzina doli në shitje me vlerë rreth 20 milionë euro për një kredi të pashlyer tek një bankë tregtare. Kompania bën të ditur se gjatë javës në vijim, do të zhvillohet një tjetër ankand, por në këtë raund të dytë, objekti do të dalë në shitje me gjysmën e vlerës fillestare.Dështon ankandi për shitjen e uzinës së përpunimit të naftës të rafinerisë së ARMO-s.Burime nga kompania përmbarimore EPSA, e cila zhvilloi të premten pasdite ankandin, bëjnë të ditur se nuk u paraqit asnjë ofertë.Para pak ditësh EPSA njoftoi nxjerrjen në shitje të uzinës, që përfshinte truall dhe ndërtesa në fshatin Drizë për llogari të një banke tregtare, për një kredi të pashlyer prej 2.8 miliardë lekësh.Kompania bën të ditur se objekti në fjalë do të shpallet për shitje në një ankand të dytë, data për të cilin do të bëhet publike gjatë javës në vijim.Sipas ligjit të ankandit publik, në rundin e dytë objekti del në shitje me gjysmën e vlerës fillestare, pra me vetëm 1.4 miliardë lekë ose rreth 10 milionë euro.ARMO është kompania me kredinë më të madhe të vetme në listën e 35 kreditorëve të mëdhenj që kanë rreth 65% të totalit të huasë në vend.Prej kohësh kompania ndodhet në një situatë tejet të vështirë financiare.Rafineria e Ballshit është mbyllur dhe vlerësohet si jo efiçente, ndërsa ajo e Fierit ka ende leverdi.Punonjësit e ARMO kanë protestuar vazhdimisht për mosshlyerjen e pagave dhe disa prej tyre kanë kërkuar marrjen e parave përmes përmbarimit.85% e aksioneve të ARMO është aktualisht në pronësi të azerëve të Heaney Assets Corporation dhe 15% i ka akoma shteti.Azerët prej kohësh duan ta shesin pjesën e tyre të aksioneve, por pavarësisht interesit nga disa kompani amerikane, nuk kanë arritur në rezultate konkrete për shkak të borxheve të larta.