11-vjeçari ndan puthjen e lamtumirës me të atin para "martirizimit”

Ky është momenti prekës kur një djalë vetëm 11-vjeçar bie në gjunjë për të puthur dorën e të atit,  para se të hedhë vetën në erë në kamionin e ngarkuar me eksploziv.Pamjet e të miturit xhihadist, i identifikuar si Abu Imara al Omri, ishin postuar muajin e kaluar nga mbështetësit e ISIS, të cilët pretendonin se djali u përdor për të ndihmuar në marrjen e  fshatit Ghazal pranë Aleppos në Siri nga forcat besnike të Presidentit Bashar al-Asad.Në pamje më tej, Al-Omri shihet me armë në krah në një fushë të madhe ndërsa vështron i mërzitur, derisa ndan edhe një bisedë me një tjetër militant të ISIS që siç duket i jep dhe udhëzimet e fundit.Më tej 11-vjeçari dhe babai i tij inspektojnë kamionin e fortifikuar, të mbushur me eksploziv.Al-Omri bën provat e fundit sesi të ndezë kamionin.Pjesa e fundit e videos tregon të miturin e ulur  brenda në kamion duke puthur dorën e të atit, si një bekim përpara misionit vetëvrasës.Shteti Islamik gjithnjë e më tepër është duke përdorur sulmet me eksploziv kundër trupave të Asadit në Siri.Janë jo të pakta sulmet kamikaze ku protagonistë të ekzekutimit të tyre janë pikërisht fëmijët të rekrutuar si xhihadistë.Në një publikim të kohëve të fundit të revistës së tyre mujore në gjuhën angleze, grupi ekstremist inkurajon nënat të sakrifikojnë bijtë e tyre për Kalifatin.20003000400050006000700080009000100001100012000130001400015000