Arrest shtëpiak me 30 ditë për pesë deputetë të opozitës

Pas Fisnik Ismailit, edhe deputetëve Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit, Pal Lekajt dhe Besa Baftiut, gjykata te Pallati i Drejtësisë iu ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditëve.

Ndërsa, deputetëve Enver Hotit, Mytaher Haskukës, Rexhep Selimit, Shpipe Pantinës dhe Teuta Haxhiut iu është caktuar masa për paraqitje në Polici.Deputetët opozitarë vendimet i quajtën të padrejta, ndërsa thanë se këto vendime nuk do të ndalin ata nga qëllimet e tyre në mbrojtje të Republikës së Kosovës.Këto masa deputetëve iu caktuan lidhur me veprimet e kundërligjshme në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës së djeshme.Tre herë u hodh gaz lotsjellës në Kuvend, ndërsa Kryesia u detyrua të përjashtojë nga seanca 23 nga ta, derisa Policia arrestoi 10 prej tyre. /KosovaPress/