Arrest me burg për Kryetatimorin e Tiranës Ora News zbardh urdhërndalimin

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Drejtorin e Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi i cili u arrestua dy ditë më parë  si i dyshuar se ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës me qëllim përfitimi.Avokati mbrojtës i Kokthit ka deklaruar se do ta apelojë masën e sigurisë, pasi Kokthi ka mohuar akzuat.Prokurorja Elsa Miha firmosi urdhërndalimin të cilin Ora News e zbuloi dhe ku renditen shkeljet për të cilat akuzohet Kokthi.Procedimi penal ndaj tij u regjistrua më 7 janar 2016. Hetimet kanë nisur për kthimin e mallit të konfiskuar subjektit tregtar Lubjana Baçi duke i sjellë këtij të fundit përfitimi të paligjshëm dhe duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerën e gati 4 milionë lekëve Kontrolli ndaj subjektit që kishte si veprimtari “Tregtim pjese këmbimi për automjetet” ishte kryer më 11 mars 2015 me urdhër të vetë drejtorit.Nga kontrolli ishte rezultuar se një sasi e konsiderueshme malli ishte e pashoqëruar me dokumentacion tatimor. Malli është marrë dhe është dërguar në rezervat e shtetit në Lundër. Ky mall është kthyer 40 ditë pas konfiskimit të tij me shkresë të drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, Androkli Kokthi. Në Urdhër ndalim shkruhet“Rezulton qartë se shfuqizimi i procesverbalit të konfiskimit të mallit dhe kthimi i tij subjektit nga ana e Drejtorit Kokthi është një veprim i kryer tërësisht në kundërshim me këresat e ligjit dhe në përmbushje jo të rregullt të detyrës, pasi Kokthi nuk ka të kompentencë ligjore për të shfuqizuar procesiverbalin e konfiskimit të madhit ngta inspektorët e hetimit tatimor. Gjithashtu procedura e kthimit të mallit është kryer tej çdo afati të parashikuar nga ligji, Së treti nuk rezulton asnjë kërkesë e subjektit” .Vendimi i drejtorit Kokthi për shfuqizimin e procesverbalit të konfiskimit nuk rezulton i protokolluar dhe administruar rregullisht në praktikën përkatëse të subjektit”[caption id="attachment_681858" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Momenti kur Androkli Kokthi del nga Gjykata e Tiranës Ne foto: Momenti kur Androkli Kokthi del nga Gjykata e Tiranës[/caption][caption id="attachment_681859" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Momenti kur Androkli Kokthi del nga Gjykata e Tiranës Ne foto: Momenti kur Androkli Kokthi del nga Gjykata e Tiranës[/caption]12443922_10207227137910458_1707167096_o12751736_10207227137630451_1421003846_o12767611_10207227137430446_409916662_n12736082_10207227137790455_1046129580_n12443922_10207227137910458_1707167096_o (1)