Historia e dy policeve që gjobitën Bashkim Finon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2016, 13:33
Deputeti Socialist, Bashkim Fino ka treguar një histori personale. Nga qyteti i Pogradecit, Fino tregoi se kishte marrë gjoba pasi kishte lënë makinën në trotuar. Fino tha se gjobën ia kanë vënë dy polici. Këtë shembull deputeti socialist e tregoi për të thënë se ligji është njësoj për të gjithë.Fino: Sot nuk mund ta leme makinën në trotuar se marrim gjobë. Personalisht kam ngrëne 30 mije lekë gjobe. Dy police vajza me thane gjobë. Shembull për të trëguar se ligji është njësoj për të gjithë. Duhet te mbeshtesim qeverine tonë se jemi në mes te mandatit. Prandaj i bej thirrje kolegeve të na mbështesin sepse jemi në rrugën e duhur qoftë në PS qoftë në qeveri.