Fino, Blushit: S'mund të bësh lufte politike duke përdorur statutin si Kalin e Trojës

Nga Pogradeci, deputeti i PS, Bashkim Fino i është përgjigur Ben Blushit për akuzat në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të PS. Fino tha se Blushi duhet të shqetësohet për organizatën e PS dhe jo për kryetarin, sepse sipas tij ajo është forca që të çon në fitore.Fino: Dua të them për disa shokë dhe shoqë që janë të shqetësuar për zgjedhjen e kryetarit të PS. PS nuk fillon nga lart poshtë, PS fillon nga poshtë lartë zgjedhjet, prandaj rënin dhe fuqinë kjo parti ka nga organizatat socialiste deri të kryetari i madh i PS. Prandaj unë dua të pyes me shumë sinqeritet mikun tim Blushi që e kam vërtet mik dhe e çmoj jashtëzakonisht dhe ka që herë pas herë më pyeste mua për statutin si ka qenë kjo gërm, apo si është ky nene.Pse nuk janë të shqetësuar këta shokë për zgjedhjet në tërësi të partisë, por qënkan të shqetësuar për zgjedhjen e kryetarit të PS ? Duhet të jesh njëherë i shqetësuar për organizatën socialiste, sepse ajo është forca kryesore që të shpie në fitore qoftë në ato locale, qoftë në ato të përgjithshme dhe nuk është një kryetar partie kushdo qoftë ai. Mos vallë këta kanë qëllime personale, dhe normale është mund të kesh edhe qëllim personale. Në politike futesh edhe për qëllime personale, por ne na duhet familja jonë e madhe e PS. Nuk mund te besh lufte politike të vësh si kal të Trojes statutin dhe të godasesh qeverine per reformat.Rama: Nuk eshtë situatë e lëhte politike. Mungesa e një opozite sfiduese me vizion program e ben më të vështirë qeverisjes ndërsa prania e përditshme e një qeverie te vjetër me kaq shumë balt e shpifje e bën shumë më të vështirë për njerëzit ta ndjëkin politikën me kënaqësi. Makineria e baltës është vënë në një lëvizje intensive që çdo punë e qeverisë sonë goditët e kriminalizohët si pjesë e një proçesi të inkriminuar korrupsioni kusarie kjo sepse ne po bëjmë reforma kudo ku krijojnë kundërshtarë e prekin shumë interesa.Pse është Tahiri ministri më i sulmuar nga ana e qeverisë së vjetër? Si ka mundësi që PD të organizojë mbi 1000 deklarta kundër një personi?Ndodh sepse nuk kemi opozitë por një kundërshtar që alternativë të vetme ka baltën e fyerjen.Ndodh dhe sepse ministri i Brendshëm është një nga drejtuesit kurajozë në një betejë ku preken interesat. U përmend Lazarati këtu.Goditja e Lazaratit është shembja e një banke të parasë së zezë që duke u shembur nuk prodhon më para, jo thjesht për ata kriminelë ordinerë prapa hekurave, por dhe për ata që ahfrytëzuan paratë.Interesat që lidhnin krimin me politikën garantuan që Lazarati të jetë i paprekshëm. Ata që humbën paratë ndjejnë një dhimbje të madhe.