VV denoncon: Policët kanë “rrethuar” në spital Albulena Haxhiun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2016, 20:30
Lëvizja Vetvendosje nëpërmjet një postimi në rrjetin Social Facebook ka bërë me dije se policë të shumtë po qëndrojnë në ambientet ku deputetja e kësaj force politike, Albulena Haxhiu, po merr trajtimin e nevojshëm shëndetsor.Sipas komunikatës, oficerët e policisë nuk po lejojnë as familjarët që të kontaktojnë me Haxhiun, ndërkohë që nuk kanë paraqitur asnjë mandat ose urdhëarresti.Deputetja e Lëvizjes Vetvendosje pati disa komplikacione pas përhapjes së gazit lotsjellës në sallën e Parlamentit dhe u dërgua në spital.Nuk dihet ende nëse policia ka mbërritur në ambietet spitalore por dyshohet se pasi gjëndja e saj të përmirësohet ajo do të arrestohet nga autoritetet.