Lirimi i hapësirave publike, nis aksioni i bashkisë në sheshe e bulevarde
Bashkia e Shkodrës ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike. Puna ka nisur në sheshe dhe bulevardet në qendër të qytetit ku janë larguar kioska, karrike e tavolina. Aksioni i Bashkisë Shkodër, i nisur në sheshin "Isa Boletini" me largimin e vazove, kioskave apo karrigeve e tavolinave, do të shtrihet në zonën e Urës Dervishbeg dhe deri në fund të Parrucës, dy krahët e rrugës. Drejtuesit e rajonit që kanë mbikqyrur ndërhyrjen në terren ndonëse u përballen me rezistencë në disa raste të qytetarëve, thonë se aksioni do të vijojë deri në rikthimin e hapësirave publike.Arben Kallaçi: “Trotuaret të lirohen nga tavolinat e lokaleve, bordurat e betonit, vazot e luleve, tabelave që janë të paregjistruara, nga të gjitha objektet që zënë hapësirat publike.I bëj thirrje qytetarëve që të na mirëkuptojnë në këtë aksion sepse është për të mirën e tyre dhe të qytetit të Shkodrës”.Lirimi hapësirave publike mbetet një sfidë për bashkinë Shkoder pasi aktualisht qyteti vuan mungesën e një tregu. Më herët për këtë shqetësim të ngritur ka patur protesta, takime me kryebashkiaken Ademi e deri edhe premtim për zgjidhje./Oranews.tv/