Majko uron Pavarësinë e Kosovës: Festoni, protestoni, ëndërroni për më shumë
Ish-kryeministri i Shqipërisë në kohën e luftës së Kosovës, Pandeli Majko, ka bërë një urim të veçantë për 8 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.Nëpërmjet rrjeteve sociale, Majko nga Tirana uron të gjithë personalitetet me rëndësi në jetën politike dhe shoqërore të Kosovës. Duke nisur nga familjet me emër në Kosovë, për të vazhduar me Kryeministrin, Presidenten, Albin Kurtin, Rexhep Qosen dhe për ta mbyllur me nipin e tij nga Prishtina.“Festoni, protestoni, kujtoni dhe ëndëroni, për më shumë”, shkruan Pandeli Majko në FB.Postimi i Majkos në FB"Gëzuar Kosovë ditën e Pavarësisë! Ditë e bukur për tu kujtuar. Ditë e vështirë, sot, për tu festuar. Ktheni kokën nga errësira nga e cila erdhët për të kuptuar më mirë të tashmen.Gëzuar nga zemra të gjithë Jasharëve, ata që janë mbi e nën tokën e Kosovës. Gëzuar Lladrovcëve dhe Haradinajve. Gëzuar Hashim. Gëzuar Albin. Gëzuar Ibrahim Rugova. Gëzuar Rexhep Qosja. Gëzuar Kryeministër. Gëzuar Presidente.Gëzuar Piro, nipi im prishtinas.Ju përshendes e ju përqafoj nga Tirana. Festoni, protestoni, kujtoni dhe ëndëroni, për më shumë... 17 shkurt 2016."