Jahjaga: S'mund të ndryshojmë duke sfiduar institucionet e shtetit
Kosova ka celebruar tetë vjetorin e pavarësisë me një politikë të përçarë dhe nën frymën e protestës së opozitës që kërkon largimin e qeverisë. Në sheshin "Zahir Pajaziti", nën tingujt e himnit kombëtar dhe performimin e forcave të sigurisë së Kosovës, nisi ceremonia zyrtare e shtetit që mbushi tetë vjeç.Atifete Jahjaga, e cila ka takuar për herë të fundit si presidente qytetarët e mbledhur në festë, bëri thirrje për shtetndërtim, por pa forcë dhe pa dhunë.Atifete Jahjaga: " Sot është festë për të gjithë. Na duhet më shumë punë për të treguar se të tashmen e ndryshojmë vetë por jo me dhunë e me forcë. Jo më fuqinë e grushtit që sjell dhimbje e rrënim, sfidon institucionet e shtetit, jo me mohimin e asaj që kemi krijuar deri sot dhe asesi me testimin e partneritetit tonë me faktorin ndërkombëtar. Sot është festë dhe festat zakonisht bën bashkë të gjithë në një dialog që zëvendëson moskuptimin dhe keqkuptimet. Ndryshon botëkuptimin dhe mban gjallë kulturën e marrëveshjeve. Është koha për të harruar mëritë dhe tejkaluar dallimet. Është koha e ndërtimit që varet nga vetë ne. Ne nuk jemi njerëz që i frikësohen të ardhmes por e krijojmë atë, dhe në këtë përvjetor na duhet të bëhemi sërish bashkë për të nënshkruar një kapitull të ri të shtetit, bazuar mbi dijeni, zhvillim e përparim, njerëz të aftë që e bëjnë Kosovën pjesë e pandashme e botës demokratike.Kurse Kryemisnitri i Kosovës Isa Mustafa e ka quajtur këtë ditë kurorëzim të të aspiratës për liri teksa ka premtuar përmbyllje e procesit të tranformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura.Krerët e politikës së Kosovës kanë zhvilluar homazhe edhe në varrin e Presidentit Ibrahim rrugova, të cilin e kanë quajtur arkitekt të lirisë. Në tetë vite Kosova ka arritur të sigurojë 111 njohje, teksa vazhdojnë të mos e njohin pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian: Sllovakia, Greqia, Qipro, Rumania dhe Spanja.Kosova është anëtarësuar në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.Kosova në ngërç, rrugëtimi i saj nga pavarësia deri tek kriza politike