Shkarkimi, Bode: Cani ra në gropën e lojës me borxhin, Bushati: Rrotacion normal
Deputeti socialist Ervin Bushati dhe ish-Ministri i Financave i qeverisë Berisha, Ridvan Bode kanë ndarë qëndrime të ndryshme lidhur me shkarkimin e Ministrit, Shkëlqim Cani.Në emisionin “Ekopolitikë" të gazetares Aurora Sulçe, Bushati e cilësoi një rritacion normal që do ti japë një tjetër ritëm ekonomisë, ndërsa vlerësoi edhe punën e Canit si Ministër.Në ndryshim prej tij, Bode ia faturoi Ministrisë së Financave dështimet më të mëdha, por që sipas tij nuk janë përgjegjësi vetëm e Canit por gjithë qeverisë.Sipas Bodes, Cani ra në gropën e lojës që bëri me borxhin, ndërsa kritikoi edhe punën e tij si Ministër.Pjesë nga debati:Sulçe: Zoti Bushati, ishte e pritshme një lëvizje e tillë?Bushati: Faleminderit për pyetjen. Ne në fakt ne si grup parlamentar mbështesim zgjedhjen e kryeministrit për të çuar në Ministrinë e financave, zotin Arben Ahmetaj dhe në Ministrinë e Ekonomisë, zonjen Milva Ikonomi. Duhet të kemi parasysh që puna e zotit Cani është, rezultative positive, dhe këtë nuk është se e themi vetem ne apo po e them unë si ekonomist, por në raportin e fundit "Standart empurse" që është një nga vlerësuesit kryesorë ekonomik sot në botë, tërësisht i pavarur, sepse paguhet nga bursat nuk është se ka ndonjë padron apo mund të porositet. Vlerëson me notë pozitive dhe në zhvillim ekonominë Shqiptare, ku flet shumë për reformat e kryera në finacat publike, rritjen ekonomike që është stabilizuar. Në qoftë se në 2013 kishim një rritje anemike, në vitin 2016 pritet një 3 fishim e rritjes ekonomike deri në 3.4 - 3.6%.Sulçe: Cani është përgjegjës për rritjen anemike. Cani i bie të jetë përgjegjës deri në 2015, deri në rritjen anemike?Bushati: Jo edhe në 2015 rritja ekonomike është 2.7% është prapë 2 fishi i asaj që ishte në 2013. Gjithashtu stabiliteti makroekonomik financiar, sjellja e financave publike brenda një kuadri më të kontrolluar, më të disiplinuar, më të besueshëm, më të hapur, më të garantuar, për partnerët tanë ndërkombëtar që e vlerësojnë. Shlyerje e prapambetjeve në borxhet që kishte lënë qeveria e kaluar, pa dashur të jem politik këtu. Po shlyerja e borxheve që thuhet nga FMN-ja dhe Standart Empurse, është për tu vlersuar. Në masën 5.3% të GDP ose 720 milionë dollar. Reformat të ndërmarra për formalizimin e ekonomisë. Pra ndërhyrja e fuqishme në treg, ndërmarrja për të formalizuar ekonominë është për tu lavdëruar, dhe kërkon sot një zhvillim apo një energji të re pozitive për ta çuar më përpara dhe më shpejt. Sepse mbështetja ndaj biznesit të ndershëm në radhë të parë, formalizimi i ekonomisë, dhe standartizimi dhe garantimi i produkteve dhe mallrave që marrin Shqiptarët nga një ekonomi e formalizuar është në të mirë të gjithëve. Dhe mendoj që nuk duhet të ngelemi pre e sindromave të vjetra që nuk ndërrohen ministrat. Me gjithë respektin që kam për zotin Bode, mund ta ketë vlerësuar zoti Berisha që nuk ndërrohet për 8 vjet. Unë mendoj që ritmi, ndryshimi, zhvillimi patjetër që duhet përshendetur, kur është për më mirë pse jo, dhe nuk duhet të biem pre e kësaj që të mbrojmë qeverisjen, ministra apo situata, vetëm për atë që shiko se është thënë kjo dhe ne nuk bëjmë mbrapa.Sulçe: Qëndrimi i kryeministrit Rama deri para pak ditë më parë, ishte që nuk do ndryshojë kabineti?Bushati: Për atë mund të pyesni kryeministrin Rama, se si është shprehur, se si është shprehur fiks, unë nuk e kam lexuar, që ka thënë nuk ka ndryshime. Zoti Rama është shprehur si kryeminister, që ne kemi një ekip që punon në sinkron. Dhe puna e gjithë ekpit është pikërisht të arrijmë këto rezultate të cilat janë çertefikuar nga partnerët ndërkombëtar. Kush është kundra reformave, ndryshimit është kundra zhvillimit kjo është dialektiva. Unë nuk di njeri që të jetë kundra zhvillimit, po të ishte ashtu do ishimshumë mirë në kohen e Enverit do kishim Adil Çarçanin me oksigjen, nuk e di si do ishim po do vazhdonte një histori që nuk ka zhvillim dhe ska ndryshim. Rotacioni politik është normal, ndryshimet janë normale.Sulçe: Pra ishte një lëvizje dhe një zhvillim normal sipas këndvështrimit tuaj?Bushati: Unë them që do të jetë në të mirë të ekonomise dhe të zhvillimit të financave dhe klimës së biznesit në Shqipëri.Sulçe: Zoti. Bode, pse u shkarkua Cani?Bode: Këto që tha këtu zoti.Bushati e komplikojnë më shumë dhe e ngrenë më shumë pikëpyetje dhe hamendje. Mungon një transparencë nga ana e qeverisë për të bërë të qarta arsyet e shkarkimit, largimit, zëvendësimit që është një detyrim minimal para opinionit publik për të vënë tamam dixhiturën kësaj lëvizje brenda qeverisë. Largimi i një Ministri dhe afrimi i një Ministri tjetër, ose zëvendësimi me një Ministër tjetër nga brenda qeverisë. Sigurisht Ministri i Financave është një post i rëndësishëm i qeverisë, nëse vërtet do të ishte që ka punuar mirë dhe është i suksesshëm atëherë kjo është edhe më e rëndë. Do të thotë se qëndrojnë arsye të tjera përtej kësaj, arsye okulte që kanë të bëjnë me interesat e Kryeministrit, që nuk kanë të bëjnë me interesin publik.Derisa Standard & Poor's ka vlerësuar pozitivuisht dhe paska shlyer borxhin dhe ka formalizuar ekonominë, mendoj se çdo shkarkim apo largim i tij me këto rrethana dhe me këtë vlerësim që bën zoti. Bushati do të vendoste pikëpyetje shumë të mëdha dhe do të krijonte mendoj një akuzë edhe më të rëndë për Kryeministrin. Unë e marr ashtu siç edhe është interpretuar nga një pjesë debatesh publike që lidhet me dështimin e ekonomisë dhe financave.Sulçe: Përgjegjësi vetëm e Canit?Bode: Sigurisht që nuk është përgjegjësi vetëm e Canit, këtu kemi të bëjmë me një dështim të Qeverisë. Qeveria ka dështuar siç tha Blushi. Kam dhënë dhe unë një intervistë përpara dhe kam thënë të njëjtën gjë. Para se të thoshte Blushi kam thënë se kjo lidhet me dështimin e plotë që ka qeveria në fushën e ekonomisë dhe financave dhe gjithë politikat e kësaj qeverie kanë shprehjen e koncentruar pikërisht tek ekonomia dhe financat. Nëse ekonomia ka edhe askpektet psikologjike që lidhen me sjelljen e çuditshme dhe aspak korrekte të qeverisë në raport me biznesin dhe qytetarët, financat janë pasqyrim matematik, shkencë ekzakte e asaj që ndodh me politikat e kësaj qeverie, është matja ekzakte e trendit publik.Sulçe: Duke qenë se shifrat janë shifra, u bë kurban Cani?Bode: Ka një sërë dështimesh që janë në fushën e ekonomisë dhe financave, që janë dështimet më të mëdha. Lidhen me njëmijë e një gjëra, ajo që është më e dukshme për 2015 është se u vendosën taksa të reja për vlerën 160 milion dollarë, u pretendua se ka një rritje ekonomike 2.7% që duhet të kishte dhënë një impakt në buxhetibn e shtetit me një vlerë që do të kalonte rreth 300 milion dollar, një inflacion të moderuar me 2% që dhe ky do të kishte dhënë një rritje prej 30 milion dollarësh dhe fundi ishte që u mblodhën më pak të ardhura se një vit më parë. Lidhur me ato dy arritjet që tha, nuk qëndrojnë se këta janë demagogë të paparë. Edhe Standard & Poor's e lexojnë me demagogji, çfarë u tha? Vlerësimi i Shqipërisë ka qenë në B+ deri në nëntor 2013, me ardhjen e zotërinjve në pushtet këta menjëherë morën një borxh, 400 milion dollarë e rritën defiçitin e vitit 2013. Standard & Poor's bëri menjëherë një zhvlerësim nga B+ në B. Pas kësaj ka dhënë B stabël gjatë gjithë kësaj periudhe.Prapë në vlerësimin e fundit, thotë që këta nuk e lexojnë, afat shkurtër B stabël, afatgjatë rritet B+. Do të thotë që është inkurajim për qeverinë që të heqë dorë nga politika e rritjes së borxhit dhe defiçiteve vjetore, për t’iu kthyer normalitetit. Atë që bëri në buxhetin e 2016. Bonusi nuk është dhënë akoma. The që shleu borxhet, të gjitha ato borxhet janë të paqyruara, të çertifikuara në bilancet e shtetit. Buxheti i vitit 2014, 2015, 2016 konfirmon që shuma e shlyer borxh që nuk janë borxhe, është 495 milion dollarë. Është 3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërkohë që borxhi publik është rritur nga 61.9% në fund të 2012 në 73%, 12 pikë përqindje. Loja me borxhin ishte gropa në të cilën ra Cani dhe ti këtë e di, sepse konsideroi borxh rreth 200 milion dollarë që ishte TVSH dhe detyrime të tjera që bëhen zbritje në vitin pasardhës.