Zbulohen 1700 litra naftë dhe vaj kontrabandë, gjobitet peshkarexha

Grupi i Antikontrabandës Detare në Degën Doganore Sarandë ka zbuluar sot një sasi prej 1500 litra naftë dhe 200 litra vaj kontrabandë, të padeklaruar.Sasia e karburantit kontrabandë u gjet gjatë kontrollit të motopeshkarexhes “Akuario”.Pas konstatimit të sasisë së karburantit kontrabandë, subjekti u penalizua, bazuar në Kodin Doganor dhe ligjit për akcizat.Vlera e penalitetit arrin në rreth 3.7 milionë lekë.Kontrollit të Grupit të Antikontrabandës Detare iu nënshtruan sot një grup motopeshkarexhash në Degën Doganore Sarandë.