Draft-rezoluta: Hapja e negociatave sapo të miratohet reforma në drejtësi

Parlamenti europian ka diskutuar draft rezolutën për Shqipërinë të hartuar nga raporteri Knut Fleckenstein.Në dokumentin me 20 çështje kryesore, Fleckenstein vlerëson progesin e arritur në Shqipëri dhe inkurajon Komisionin Evropian për të paraqitur raportin e ndërmjetëm me synimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit sapo të miratohet reforma në drejtësi.Në dokumentin me 6 faqe, raporteri për Shqipërinë i apelon politikës shqiptare të angazhohet në një dialog konstruktiv për të mbështetur proçesin e reformave të rëndësishme për integrimin.Po ashtu në dokument vlerësohet ligji i dekriminalizimit, por kërkohet që ai të zbatohet me qëlllim rikthimin e besimit të qytetarëve të isntitucionet publike.Reforma në drejtësi zë pjesën kryesore të rezolutës. Fleckenstein u bën thirrje palëve politike që të miratojnë dhe më pas zbatojnë një reformë sa më konsensuale për të garantuar një sistem gjyqësor të pavarur dhe që të ndëshkojë të gjithë të korruptuarit pavarësisht postit që mbajnë.Vetëm në këtë mënyrë, nënvizon dokumenti, qytetarët mund të fitojnë besimin të drejtësia.Po ashtu në rezolutë nënvizohet niveli i lartë i korrupsioni, sidomos në arsim, shëndetësi, drejtësi, prokurimet publike etj.Në dokument raporteri Flekcenstein ngre shqetësimin për debatin e kotë dhe mungesën e frymës së bashkëpunimit dhe kompromisit tek delegacioni shqiptar gjatë takimit të fundit ndërparlamentar.Ndërkohë raporteri në rezolutën e tij vlerëson aganzhimin e qeverisë për të luftuar krimin e organizuar, por shpreh shqetësimin për numrin e ulët të dënimeve.Po ashtu Fleckenstein apelon politikën të ecë përpara me reformën zgjedhore dhe të zbatojë rekomandimet e OSBE-ODIHR pas zgjedhjeve të 2015.Në raport vlerësohet bashkëpunimi i Shqipërisë në luftën kudnër radikalizmit dhe roli i saj në rajon, ndërsa kërkohet zbatimi i të drejtës së pronës, por edhe integrimi i komunitetit rom.Pritet që draft-rezoluta të miratohet në fund të shkurtit pas amendimeve që mund të paraqiten nga eurodeputetët.