Rama merr në mbrojtje Ministrat Beqaj e Tahiri: Pas sulmeve, interesa të prishuara

Kryeministri Edi Rama ka shmangur deklaratat për ndryshimet në qeveri gjatë një takimi me anëtarë të PS në Kavajë, por u ka kërkuar qytetarëve të vazhdojnë të besojnë tek PS, si e vemtja forcë në qeverisje që mund të bëjë shtet.Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka marrë në mbrojtje edhe njëherë reformat dhe dy Ministrat e sulmuar nga opozita, Ilir Beqaj dhe Sajmir Tahiri.Sipas tij, pas sulmeve të Ministrave fshihen interesa të prishura kriminale dhe financiare.Rama:Pikërisht se kemi ndërmarrë një rrugë reformash që të tjerët para nesh as nuk guxuan ta mendonin, jo ta bënin, sot kemi përballë një rezistencë vulgare prej grupesh dhe kundërshtarësh të reformave që nuk janë vetëm ata që duken, që kanë humbur pushtetin dhe privilegjet që akoma se kanë marrë vesh që populli i largoi dhe vazhdojnë të përsërisin historinë e tyre duke i thënë popullit: O sa mirë ishit kur ishit me ne. Dmth, o sa mirë ishit kur ishit më keq nuk ka. Por edhe forca të tjera që përfaqësojnë interesa të prekura nga reformat.Reformat që po bëjmë janë një terësi veprimesh.Dhimbjet e reformave nuk janë vetëm sakrificat që kërkohen nga njerëzit, por edhe dhimbje e shkaktuar nga interesat e prekura, fijet e këputura. Ti vësh flakën një ishulli droge si Lazarati nuk është thjesht ajo që duket në televizor, nuk është thjesht lufta me një tufë banditësh atje, por të vësh flakën në një bankë parash të zeza, që gjeneronin nga ai ishull dhe diku shkonin.Të prekësh drejtëpërdrejt interesat financiare të dikushit apo disave, të cilët përfitonin nga ajo bankë parsh të zeza mbashtetjes që kishin, falë lidhjes, falë symbylljes së qeverisë së vjetër. Interesat flasin nëpërmjet zërash dhe fytyrash nga më të ndryshmet, flasin në emër të partisë, të lirisë së shprehjes, por në fakt mbrohen nëpërmjet të tjerësh. Ju them me përgjegjësinë më të madhe qytetare dhe morale, përveçse politike, Ilir Beqaj është sot Ministri më i sulmuar, ashtu siç Sajmir Tahiri është Ministri i kryesulmuar sepse ka prekur interesa.Të ulësh 30% çmimet e ilaçeve dhe ti kursesh popullit 70 milion dollarë, do të thotë që ato ti ndalosh të shkojnë diku tjetër.Për këto ka reagim dhe rezistencë. Të sulmojmë, përbaltim, të godasim figurën që përfaqëson këtë betejë në këtë sektor.Numri i krimeve ka rënë në mënyrë drastike pavarësisht se probleme me krimin ka dhe do të  ketë. Janë goditur interesa kriminale që deri dje kishin gjetur mbrojtje dhe mbështetje tek ata që sot nuk përfaqësojnë opozitën, por vetëm qeverinë e vjetër.Po të keqen të na e marrin ne do vazhdojmë në rrugën tonë.Nga ish-bastioni i demokratëve, Rama sulmoi edhe kundërshtarët politikë, ndërsa kavajsve u premtoi të tjera investime.Rama: Njerëzit janë larg së qenit delet apo budallenjtë që kujtojnë ata marifetçinjtë e sherreve dhe konflikteve në Tiranë. Janë larg së qeni delet dhe budallenjtë që hanë çdo gjë nga ato që përpiqet tu servirë një politikë e vjetër, e katandisur, e degraduar në një llogore balte dhe shpifjesh. Njerëzit, shohin, dëgjojnë, kuptojnë dhe mbi të gjitha e ndjejnë se kush është drejtimi dhe zgjedhja e duhur. Dhe pikërisht se në Kavajë kanë bërë tre herë rresht zgjedhjen e duhur, kanë mundur të shohin transformime brenda dy vitesh më shumë se në 23 vjet bashkë. Dhe ju siguroj që çka është bërë larg së qeni e gjitha, do bëjmë dhe më shumë nga çështë bërë.Kemi diskutuar me kryetarin e Bashkisë dhe kemi rënë dakord të mbështesim ne qeveria dy projekte që ishin të paimagjinueshme deri vjet, projektin e kanalit lundrues nga përroi i Qerretit deri në hyrje të Kavajës. I jep më në fund Kavajës plazhin dhe detin e vet prej të cilit ishte privuar për vite me radhë për shkak të një harte territoriale krejtësisht të padrejtë që e kishte kthyer Kavajën në një xhep fallco nën udhëheqjen e lavdishme të feudalit Sali Berisha. Dhe nga ana tjetër do mbështesim projektin e parkut të madh të Kavajës.Një projekt që do rrisë frymëmarrjen e qytetit. Qyteti deri në 2011 as një qytet nuk mund të quhej më, një xhep fallco gjithë pluhur, harresë e degraduar që i kishin mbetur vetëm ato pseudo dy gishtat atje në mes dhe që dukej si një gisht që i ngrihej çdo ditë Kavajës dhe i thoshte: Ku të kam parë!Ajo që ishte nuk është më, sot është një kantier ku ka përditë punë.