Malaj: Shqipëria humanizëm me muxhahedinët, dakort gjithë klasa politike
Çështja e muxhahedinëve duhet trajtuar si element humaniteti. Kështu mendon ish-deputeti Arben Malaj, i cili për Ora News komentoi edhe pjesmarrjen e tij në një takim të mbajtur me opozitën iraniane në Paris dy vite më parë, ku merrni pjesë dhe ish-kryeministrat Sali Berisha dhe Pandeli Majko, si dhe politikanë të tjerë.Edhe pse pamjet u transmetuan vetëm tani nga mediat, Malaj tha se ai nuk ka qenë një takim i fshehtë.Malaj tha gjhithashtu se për pranimin e muxhahedinëve ka pasur një konsensus të gjerë politikë dhe se në dijeni kanë qenë të gjithë aktorët kryesorë të shtetit.Pyetjes se pse Shqipëria si vend i vogël ka pranuar një numër shumë më të madh krahasuar me vendet e tjera, Malaj i jep këtë përgjigje:”Mendoj që kombet lartësohen dhe nga mënyra si reagojnë me vendet dhe grupet që ndodhen në situata të vështira deri në mbijetesë, pra atje ku ata jetojnë në Irak kanë qenë në vështirësi për të mbijetuar si njerëz”.Malaj nuk i sheh muaxhahedinët si rrezik për sigurinë dhe as arsye për një përplasje diplomatike me Iranin.Intervista e plotë në Ora News lidhur me muaxhahedinët2000 muxhahedinë po strehohen në Shqipëri, mediat sot kanë publikuar një takim ku ju keni qenë në një takim me opozitën iraniane në Paris, ku të pranishëm ishin dhe dy ish-Kryeministrat Berisha dhe Majko. Çfarë mund të na thoni më shumë për këtë takim djhe pse zbulohet tani. Malaj: Veprimi i qeverisë shqiptare ka filluar që në kohën që qeverisja ka qenë e Partisë Demokratike dhe të gjitha grupet parlamentare, pra edhe opozita ka qenë në dijeni. Sigurisht thelbi i qëndrimit që ka mbajtur qeveria shqiptare ose të gjithë faktorët politikë shqiptarë ka qenë që ky është një solidaritet për një zgjidhje humane. Ata njerëz ndodhen në kushte të vështira të mbijetesës, një pjesë e tyre pasi vinë në Shqipëri e humbasin jetën sepse kanë kaluar një pjesë të sëmundjeve dhe është negociuar kjo. Lidhur me sensibilitetin politik, po të keni parasysh dhe për ugurët, kur erdhën 5 ugur u bë debat i madh. Do të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike me Kinën, Kina është superfuqi, duhet të bëjmë shumë kujdes. Në fakt ndoshta në këto raste diplomacia që përgjithësisht punon më shumë nën tavolinë sesa sipër, ka arritur të gjejë një konsensus. Problem ka qenë vetëm numri. Me qa sa unë e njoh këtë problem, nuk them se u zbulua tani, për të është folur gjatë dhe aktivitetet që janë mbajtur në Paris ku kanë marrë pjesë shumë shqiptarë, është vendi ku mirënjohja shqiptare për këtë humanizëm. Unë nuk kam parë një sallë me 150 mijë veta që të brohorasin: Faleminderit Shqipëri! Është një mirënjohje, është element humanitar. Problemet e analizës së rriskut që trajtojnë ekspertë të sigurisë, ata janë më profesionalë, por mendoj se kërkesa e SHBA në negociata me qeverinë dhe opozitën shqiptare nuk është e parakorduar edhe me faktorë të tjerë të rëndësishëm të qeverisjes globale. Nuk kemi parë të reagojnë shtetet europiane, ose të ketë një qëndrim kundër.Rasti i Shqipërisë kur filloi kjo lloj zgjidhje shërbeu edhe për negociata me shtete të tjera të BE. Sigurisht janë shtete më të zhvilluara, janë shtete më të mëdha, por shpërndarja e tyre ka filluar të ketë një gjeografi më të madhe sesa thjesht vetëm Shqipërinë. Nuk jam në gjendje të flas për numrat. Ndalemi pak tek takimi në Paris, ju keni marrë pjesë dy herë.Malaj: Ky është takimi i përvitshëm që bëhet në Paris. Herën e parë ka pasur shumë hezitim nga pala shqiptare që të merrnim pjesë dhe ka pasur vetëm katër deputetë. Gjithmonë diçka e re do një lloj guximi. Dhe pas asaj unë kam parë që pjesmarrja ka qenë jashtëzakonisht e madhe, nuk kanë qenë vetëm politikanë. Në të gjitha aktivitetet që unë kam qenë me kolegë të tjerë, aty marrin pejsë mbi 100 mijë veta nga gjithë diaspora e Iranit, por aty marrin pjesë kongresmenë, senatoër, pjesa më e madhe e ish-kryeministrave të Euriopës. Nuk është aktivitet i fshehtë. Pyetja që shtrohet me të drejtë, pse Shqipëria ka marrë më shumë duke qenë një vend i vogël, dhe kjo shihet në raport me elementë të sigurisë. Mendoj që kombet lartësohen dhe nga mënyra si reagojnë me vendet dhe grupet që ndodhen në situata të vështira deri në mbijetesë, pra atje ku ata jetojnë në Irak kanë qenë në vështirësi për të mbijetuar si njerëz. Ndërsa klasifikimi se nuk janë organizatë terroriste, po të shikoni dhe ngjarjet e fundit në Europë, nuk ka pasur asnjë rast nga kjo organizatë që mundohen ta paraqesin si organizatë terroriste.Patët takime me anëtarë të opozitës?Malaj: Jo.Ky angazhim politik ka dhe faturë financiare, sa është asistenca amerikane në këtë pjesë?Malaj: Besoj që tek fatura financiare asnjëherë nuk është diskutuar që taksapaguesit shqiptarë të përballojnë asnjë qindarkë të kësaj kostoje. Problemi është që ata njerëz duhet të lëvizin sa më shpejt nga ajo zonë, duke parë dhe zhvillimet në këtë rajon.Çfarë përfiton Shqipëria në këtë mes, mund të ketë ndonjë përplasje me Iranin?Malaj: Shqipëria ka interes të ketë marrëdhënie shumë të mira ekonomike, diplomatike edhe me Iranin për peshën që ka dhe burimet që disponon por nuk besoj që kjo do krijojë ndonjë… Dhe po pati reagim spontan nuk do jetë arsye reale, është negociuar me të gjitha palët dhe shtetet për të gjetur një zgjidhje. Me rëndësi është që është dhënë një mirëkuptim nga të gjitha palët politike.